Nga Petrit VASILI
Shqipëria po mpaket dhe po rrudhet frikshëm edhe më shumë se edhe shtetet më të “mplakura”.
Fakti trondites i rritjes negative, pra kur vdekjet dominojnë lindjet ka ndodhur me Shqipërinë.
Çdo Qeverisje minimalisht e përgjegjshme dhe patriote do të ndërmerrte masa dhe financime shumë energjitike dhe shumë të shpejta për të ndalur shembjen dhe zhbërjen demografike, e cila është realisht zhbërja e Shqipërisë.
Por në të kundërt të gjithë kësaj shihni se ç’bën Rama dhe Qeveria antikombetare e tij :
[⚫️] Rama dhe qeveria heqin bonusin e bebeve për fëmijët e lindur jashtë vendit. [⚫️] Por bonusi i bebeve që lindin brenda vendit mbetet i pandryshuar. [🟥] Perse nuk rrisin bonusin e bebeve në Shqipëri me lekët e fituara nga heqja e bonusit të bebeve të lindura jështë vendit? [🟥] Ku do ti shpërdorojnë e grabisin keto miliona euro?Lindjet bien pa u ndalur.
Shpopullimi vazhdon pa u ndalur.
Shqipëria po zhbëhet pa u ndalur.
Qeveria nuk po ndërmerr asnjë veprim të vetëm për të ndihmuar familjet e reja e për të stimuluar e mundësuar rritjen e lindshmërisë, por vetëm vret mendjen si e si të grabisë çdo euro.
Po pse këta rilindasit me Ramën në krye e urrejnë kaq shumë Shqiperinë [❓️]