Berisha dhe deputetët e PD në Kukës në mbështetje të kandidatit Emri Vata

Kryetari i PD, Sali Berisha ndodhet në Kukës në vazhdën e fushatës elektorale që po zhvillohet për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit më 24 shtator. Berisha njoftoi në Facebook: “Të dashur miq, sot në ora 11:00 ju ftoj të ndiqni takimin që do të zhvillojmë me bizneset në Kukës”.

Ndërkohë, edhe tryeza e përbashkët e deputetëve do të zhvillohet në Kukës në orën 12:00.

Më 24 shtator në Kukës do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore për kreun e bashkisë midis kandidatit Albert Halilaj të PS-së dhe kandidatit Emri Vata të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”.

About Redaksia

Check Also

NATO refuzon zyrtarisht Ramën/ Kreu i Aleancës: Nuk do të ketë Samit në Tiranë

NATO nuk do të mbajë samitin e liderëve të planifikuar për vitin 2027 në Shqipëri, …

Leave a Reply