Alimehmeti: Veliaj ka marrë kompetencat e 4 bashkive të tjera, ç’punë ka me qytetarët atje?

Këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ka sqaruar shkeljet ligjore të kryera nga kryebashkiaku Erion Veliaj për elokimin e 6 milionë eurove të tjera për inceneratorin që nuk ekziston.

I ftuar në Task Force,  në SYRI TV me Sonila Meçon, Alimehmeti theksoi se ka disa shkelje të kryera nga Veliaj, ku ndër të tjera që në fillim të kësaj procedure për fillimin e punës për ndërtimin e inceneratorit, ka marrë kompetencat e bashkive të tjera të Qarkut të Tiranës, në shkelje totale të ligjit.

Alimehmeti: Hallka e parë kush është? Kryebashkiaku në detyrë është kryetar për Tiranën por që në fillim ka firmosur për të gjitha bashkitë e Qarkut Tiranë.

Pra nqs përfaqësinë e ke për këta qytetarët këtu, ç’punë ke me qytetarët atje?

Ç’detyrim kanë qytetarët e Kavajës, Vorës, Rrogozhinë, Kamzës, çfarë detyrimi kanë pse duhet të varen nga ti?

Kjo është shkelja e parë e rëndë. E dyta kryetari i bashkisë është organ ekzekutiv, pra legjislativ është Këshilli Bashkiak, nuk ka një dokument të Këshillit Bashkiak që lejon fillimin e procesit të ndërtimit të inceneratorit, e ka bërë ky me firmë të vetën, nuk e ka kërkuar kurrë Këshilli Bashkiak, pra që këtu diskutohej legjitimiteti.

Ky trau që thotë ai që është vendosur është vendosur me një metodë që në fillim abuzive dhe jolegjitime. Dhe kjo duhet parë në këtë kontekst sepse mund të mos ketë asnjë llojë detyrimi asnjë nga bashkitë me u marrë nga 30 vjet me këta njerëz duke parë që procedura është false që në fillim.

Elementi i tretë është ky detyrim. Për një S3 12 milionë euro duhej qeveria nga buxheti t’ja paguante këtyre koncesionarëve.

Deri tani ka dhënë vetëm diku te 4.5 milionë euro dhe ia kërkon tani Bashkisë Tiranë, shpenzoni ju 6 milionë euro të tjera.

Nuk po i hyjë pjesës së financave po për 6 milionë euro çfarë shërbimesh do i shkurtohen Tiranës për hir të firmës së Erion Veliaj për të inceneruar disa plehra që nuk incenerohen sepse nuk ekziston inceneratori me një kosto të pajustifikueshme dhe abuzive.

About Redaksia

Check Also

I paguari nga Rama ofendon shqiptarët e Kosovës pse kanë bojkotuar plazhet e Shqipërisë: Jeni hajvana!

Shërbimet e një servili të paguar nga Rama që ofendon popullin e tij. Nga Berat …

Leave a Reply