Kryetari i Bshkisë Kavajë i përgjigjet Veliajt: Kontrata e inceneratorit është aferë korruptive!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i zënë ngushtë nga pyetjet e këshilltarëve të opozitës për inceneratorin, publikoi në mbledhjen e të premtes të Këshillit Bashkiak, faturat e pagesave që Bashkia e Kavajës ka bërë për inceneratorin e Tiranës.

Fisnik Qosja, kryetar i bashkisë Kavajë, i ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, ju përgjigj Veliajt.

Qosja u shpreh se pagesa ishte një detyrim kontraktor i padiskutueshëm, pasi është vetë ligji i bërë nga qeveria, që e imponon këtë miratim.

Gjithashtu kryetari i bashkisë Kavajë, teksa tha se nuk pendohet për këtë pagesë, shtoi se ai ndjente një detyrim moral të kujdesej për pastrimin e qytetit në pikun e sezonit turistik.

E kisha të nevojshme që të sqaroj qytetarët e Kavajës për këtë çështje, jo për të bërë replikë me Erion Veliajn, sepse replika me Erion Veliajn dhe betejën  me të e kemi fituar me 14 maj.

Këtij i ka ngelur ora prapë ‘Kavaja-Kavaja-Kavaja’, kështu që e ka marrë përgjigjen dhe do ta marrë kur të dojë dhe si të dojë, në lidhje me çështjen në fjalë.

Së pari, unë jam kryetari i Bashkisë Kavajë dhe kam detyrim t’ju përgjigjem qytetarëve të Kavajës për pastrimin e qytetit, sepse e kam marrë detyrën më 14 qershor në pikun e sezonit turistik, pra një atmosferë e pakëndshme në bashkinë e Kavajës, ku asgjë nuk funksiononte dhe ku nuk kemi gjetur as stilolaps dhe as letër.

Kur unë isha i detyrurar të pastroja qytetin dhe të pastroja bregun e detit, ku kemi pasur mijëra turistë që kanë vizituar Kavajën këto kohë, kështu që detyra ime është që unë të marr masa dhe në bazë të rregullave që janë vendosur nga paraardhësit e mi, të vazhdoja rrugën dhe të bëja pagesën për inceneratorin dhe jo, nuk jam penduar fare që e kam bërë pagesën sepse i kam bërë nder Kavajës për ta pastruar.

Por kontrata e inceneratorit është aferë korruptive dhe kjo nuk ka diskutim, këtë e dinë të gjithë dhe jo vetëm unë si kryetar I bashkisë, këtë e thonë ekspertët dhe gjithë njerëzit. Pra, ka dalë në dritë e vërteta.

Por, duke qenë i kushtëzuar dhe duke qenë se mandati sa ka filluar, unë isha i detyruar të paguaja pagesën për inceneratorin sepse kam detyrim dhe ndaj qytetarëve dhe ndaj bizneseve.

Çështja e inceneratorit, presionin e ka në maksimum pasi i tillë është vetë ligji që është bërë nga qeveria që të detyron që ti të shkosh të paguash faturën, një detyrim kontraktor i padiskutueshëm!

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply