Tirana e mbytur nga pisllëku, qytetarët i “çjerrin” propagandën e Veliajt

Pisllëku ka mbuluar Tiranën dhe këtë e faktojnë denoncimet e qytetarëve të cilët po “çjerrin” propagandën e Erion Veliajt, duke na treguar situatën alarmante të papastërtisë në kryeqytetin e Shqipërisë.

Së fundmi një qytetar ka dërguar në ‘JOQ’ një video ku duket qartë pisllëku ngjitur me shkollën “Bajram Curri”. Siç shihet nga pamjet plehrat janë përhapur gjithandej në rrugë, pasi koshat e mbeturinave janë të tejmbushur.

Qytetari shkruan se në rrugë kalojnë qytetarë të shumtë, sidomos fëmijët, të cilët rrezikojnë të marrin infeksione për shkak të mikrobeve dhe pisllëkut si pasojë e mospastrimit të kazanëve të mbeturinave nga punonjësit e Pastrim Gjelbërimit, institucion i varur nga Bashkia Tiranë.

Qytetari: “Përshëndetje foto ndodhet ne tiranë ngjitur me shkollën Bajram Curri kalojnë qytetaret dhe sidomos fëmijët nga me te vegjël tek te mëdhenjtë mikrob e pisllëk përditë kështu e shef”.

About Redaksia

Check Also

Deputetja e “Forza Italia”: Berisha pati aftësinë për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë!

Deputetja e “Forza Italia” Erica Mazzetti ka vlerësuar takimin në Tiranë me kryetarin e PD, …

Leave a Reply