Nga Alba KEPI
Ky është Lumi i Tiranës sot datë 19 shtator 2023 e kjo është lagjia Bregu i Lumit në Njësinë 9 në Tiranë.
Kjo lagje e kjo Njësi që është shpirti i Tiranës e kaq pranë qendrës historike e komplekseve institucionale, Shtëpisë së Lindjes (Materniteti) e Dispancerisë, shkollës më të mirë profesionale Amerikane e Ministrisë së Drejtësisë është një bombë ndotjeje ajri e natyre.
Në lumin e Tiranës konsumohet cdo orë kjo masakër mjedisore me dhjetra metra kub inerte ndërtimi që derdhen mbi të e mbetje urbane që shpesh janë në thesë të mbyllur ku mund të fshihen dhe mbetje toksike.
Kryebashkiaku i Tiranës imponoi me votën vetëm të Partisë së tij, rritjen e buxhetit me 5.7 milionë euro me motivin se Tirana është një qytet i pastêr e duhet të jetë akoma më i pastër.
Pamjet sot janë dëshmia e demagogjisë politike e abuzimeve me paratë e qytetarëve për një Djegës të paekzistueshëm e për hajdutë në kërkim me bekim shteti.
Lumi i Tiranës dikur për banorët autoktonë qe vend atraksioni pushues me peshq e ujë të kulluar, sot është një grop plehrash mbushur me nitrite, fekale e bakterie shëndet vrasëse.
Kjo ndotje bëhet motiv vdekje, virozash e patologjish për banorët e Njësisë 9 e me rëndesë akoma më preokupuese tek fëmijët, të moshuarit e personat shëndetligë.
Rreth 70 mijë banorë jetojnë këtë realitet e këtë bombë mjedisore.