Dosja-Rama, Kongresi ametikan paralajmëron FBI për McGonigal

Zhvillime të bujshme sa i përket dosjes Rama-McGonigal.

Kongresi amerikan pritet të lëshojë fletëthirrje për FBI-në për rastin që ka tronditur politikën amerikane dhe atë shqiptare.

Sipas Business Insider, Komisioni i Gjyqësorit në Dhomën e Përfaqësuesve ka kërcënuar se do të thërrasë FBI-në për një mori të dhënash për Charles McGonigal, i cili është paditur për dy dosje të ndryshme.

Në letrën që kreu i komisionit, republikani Jim Jordan i ka dërguar drejtorit të FBI, Christopher Wray, hidhen dyshime mbi marrëveshjet e fajësisë që po pranon McGonigal në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit.

“FBI dhe Departamenti i Drejtësisë mund të jenë duke u përpjekur të fshehin shtrirjen e vërtetë të abuzimeve nga McGonigal në përpjekje për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të reputacionit të Byrosë,” shkruan Jim Jordan në letrën e të martës.

Jordan kërkoi fillimisht nga FBI në shkurt që të dorëzonte dokumentet në lidhje me McGonigal, pak ditë pasi ai u padit në Uashington dhe Nju Jork. E para njihet si dosja shqiptare dhe implikon kryeministrin shqiptar, kurse e dyta njihet si dosja ruse.

Byroja nuk u përgjigj kurrë përveç pranimit të letrës, tha një zëdhënës i komisionit për Insider.

“Nëse refuzoni të dorëzoni vullnetarisht dokumentet dhe informacionin e kërkuar, Komisioni mund të detyrohet të marrë në konsideratë përdorimin e procesit të detyrueshëm,” thekson Jordan./Syri.net

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply