Berisha dënon terrorin shtetëror ndaj ekspertit Gent Progni dhe paralajmëron Ramën dhe Ballën

Kryetari i PD, Sali Berisha dënon Berisha dënon terrorin shtetëror ndaj ekspertit Gent Progni dhe paralajmëron Ramën dhe Ballën se përgjegjësia për çdo gjë që mund t’i ndodhë atij do të jetë personale e tyre.

Reagimi i kreut të PD, Berisha

Krimi shtetëror vë në shënjestër Gent Prognin, ekspertin që ka denoncuar me të madhe rrëmbimin e data bazës së TIMS-it nga Ervin Muço me urdhër Rama-Balla. Prognit i kanë vendosur gjurmues në makinën familjare.

Dënoj me forcën më të madhe terrorin shtetëror ndaj tij, dhe paralajmëroj Ramën dhe Ballën se përgjegjësia për çdo gjë që mund t’i ndodhë atij do të jetë personale e tyre.

Ju ftoj të lexoni mesazhin dhe të shihni videon e denoncimit të Gent Prognit.

Po! Familja ime eshte ne rrezik!

Ne makinen e vetme ne emer te familjes time (bashkeshortes), ne makinen qe leviz cuni im eshte gjetur nje airtag i vendosur per te pakten 1 jave te cilin e zbulova dje! I vendosur poshte targes se makines ka gjurmuar prej nje jave te gjitha levizjet! Gjithcka lidhet vetem me iniciativen time per ti cjerrur masken AKSHIT , dyshoj vetem te personat qe une i kam denoncuar! Kam bere denoncimin sipas ligjit dhe po pres organet te bejne detyren, falenderoj per reagimin e shpejt dhe pres te kete rezultate! Kushdo qe ka guxuar te afrohet kaq shume nuk me tremb aspak! As nuk do me largoje dot nga Shqiperia e as nuk do me mbylle gojen! Pushka top e mua me ka nga pas!!! Shihemi shpejt burracak!!!

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply