Kaos te konviktet studentore/ PD: Veliaj ia hoqi 4 mln euro Arsimit për t’ia dhënë inceneratorit!

“Erion Veliaj që nga njëra anë krenohet që unë e kam bërë Tiranën, “Kryeqytetin e Rinisë” ndërkohë që rinia rri që në orën 4 të mëngjesit në radhë dhe nuk merr dot një shtrat për t’u sistemuar për vitin e ardhshëm akademik”.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, shkoi vetë sot tek rezidenca studentore universitare nr.2, konviktet e Fakultetit të Mjekësisë, për të parë nga afër situatën e vështirë në të cilën janë lënë sot qindra studente vajza, të cilat prisnin të regjistroheshin në konvikt.

Pa asnjë menaxhim, në një rrëmujë totale të krijuar qëllimisht nga menaxherët e konvikteve që varen nga bashkia e Tiranës, studentet, që nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 14:00 nuk kishin mundur të merrnin një përgjigje se në cilën dhomë do të strehoheshin.

Për këtë situatë, z. Teliti akuzoi drejtpërsëdrejti kryebashkiakun e Tiranës:

“Pas “dhuratës” që Erion Veliaj i bëri Tiranës disa ditë më parë, kur hoqi 4.2 milionë euro nga fondet e Arsimit për t’ia dhënë inceneratorit të Tiranës, për t’i djegur ato, për t’i vjedhur ato praktikisht, sot përballemi me dhuratën e radhës, tha Teliti.

Çfarë ka ndodhur?! Abuzim nga ata që shpërndanin fletushkat. Nuk ia jepnin atyre sipas radhës, por ia jepnin atyre që kishin rënë ata dakord me sa duket dhe kjo duket e qartë edhe në videon që qarkullon prej disa orësh tashmë.

Vajzat luteshin për të marrë një biletë, luteshin që të respektohej radha, por jo. Punonjësit e bashkisë, me sa duket, me urdhër nga lart deri nga ‘agai” i Tiranës i shpërndajnë ato sipas qejfit, si në një vend të Afrikës, ku shpërndahen ilaçet apo shishet e ujit. Por jemi në mes të Tiranës, në vitin 2023, jemi në mandatin e tretë të Erion Veliajt dhe këto shfaqje janë të turpshme.

“I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë, i bëjmë thirrje drejtoreshës që menaxhon këtë godinë dhe punonjësve, që të respektojnë procedurën ligjore. Kjo që ndodhi sot ishte tërësisht e evitueshme nëse do të kishte vullnet sepse afatet ishin prej kohësh të shpallura dhe ne e dinim që sot fillonte afati i regjistrimit të vajave në konvikt”, tha ai.

Pas dia ditësh do të fillojë afati i regjistrimit të djemve. Erion Veliaj që nga njëra anë krenohet që unë e kam bërë Tiranën, “Kryeqytetin e Rinisë” ndërkohë që rinia rri që në orën 4 të mëngjesit në radhë dhe nuk merr dot një shtrat për t’u sistemuar për vitin e ardhshëm akademik, kjo është e papranueshme”.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply