McGonigal bëhet çështje në Kongresin e SHBA!

Deklarata e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Floriana Garo

Çështja McGonigal bëhet çështje në Kongresin e SHBA.

Kryetari i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA ka kërkuar dje nga organet ekzekutive dorëzimin në këtë Komision të të gjithë dokumentacionit të dosjes së Nju Jorkut dhe asaj të Uashingtonit që ato disponojnë për veprimtarinë kriminale të McGonigal ish-shef i kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun.

Angazhimi i Kongresit të SHBA për hetimin e kësaj çështje, dëshmon rëndësinë e jashtëzakonshme që ka zbardhja e saj.

Partia Demokratike, përshëndet këtë akt të Kongresit të SHBA-së dhe shpreh angazhimin e saj për të dhënë ndihmesën e vet modeste në zbardhjen e aspekteve të caktuara të veprimtarisë kriminale të McGonigal në bashkëpunim direkt dhe të ngushtë me Edi Ramën, këshilltarin e tij privat Dorian Duçka, dhe ish-oficerin e policisë sekrete të Shqipërisë, Agron Neza në Shqipëri.

Partia Demokratike deklaron se veprimtaria e këtij grupi të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën në Shqipëri është komplekse dhe shumë e rëndë.

Kështu ky grup i strukturuar kriminal nën drejtimin e Edi Ramës në kundërshtim flagrant me ligjet e Shqipërisë dhe SHBA është angazhuar kundër opozitës shqiptare dhe shkatërrimin e saj, për llogari të pushtetit të Edi Ramës.

Ky grup ka aplikuar në Shqipëri bazuar në mashtrimin e një sistemi gjobëvënje ndaj bizneseve, me të cilin ju ka zhvatur atyre dhjetëra miliona euro.

Charlse McGonigal direkt ka ndërhyrë tek Edi Rama për nxjerrjen e licencave të naftës për llogari të kompanive ruse të Deripaskës.

Me kërkesë të Edi Ramës, ai është angazhuar për hetim privat të akuzave për vrasje ndaj presidentit të Republikës, Ilir Meta të trilluara fund e krye nga aleati i ngushtë i Edi Ramës, Tom Doshi, me qëllimin e vetëm largimin nga posti dhe burgosjen e presidentit si kundërshtar i Edi Ramës.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike paraqiti në parlament kërkesën me 45 firmat të deputetëve të opozitës për hetimin e veprimtarisë antiligjore të grupit të strukturuar kriminal Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka dhe Agron Neza në Shqipëri, por në shkelje flagrante të kushtetutës, Edi Rama nuk lejoj ngritjen e këtij komisioni.

Përveç kësaj, Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës, refuzoi pa asnjë arsye ligjore të hapë hetimin për veprimtarinë antiligjore kriminale të grupit të mësipërm në Shqipëri, pavarësisht se veprat penale të këtij grupi, ishin kryer në Shqipëri nga shtetas shqiptar në bashkëpunim me shtetas te huaj.

Refuzimi i hetimit të veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar Rama, Mc Gonigal, Duçka, Neza nga SPAK-u dëshmon qartë dhe përfundimisht se në Shqipëri nuk mund të hetohet asnjë aferë kriminale e lidhur me Edi Ramën e çfarëdo peshe qoftë ajo.

About Redaksia

Check Also

Cili kriminel e bëri Dumanin me 3 apartamente dhe pse hesht kreu i SPAK?

Dumani zotëron apartament në Yzberisht blerë në 2015. Dumani ka në pronësi një apartament me …

Leave a Reply