Bardhi: Ju nuk doni zgjedhje të lira, ndaj përfshitë Pëllumb Gjokën dhe bandat kriminale

Deputeti i PD, Gazment Bardhi kërkoi në Parlament që në rendin e ditës të seancës së sotme plenare të futej propozimi i tij për ndryshimin e përbërjes së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, por kjo kërkezë u rrëzua nga mazhoranca.

Pas vendimit, Bardhi tha se mazhoranca nuk është e interesuar për zgjedhjet e lira. Ai i akuzoi se kanë përfshirë Pëllumb Gjokën, i arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” dhe bandat kriminale në zgjedhje.

“Po të ishit për zgjedhje të lira nuk kishit përfshirë Pëllumb Gjokën në Shkodër dhe çdo bandë kriminale. Në përbërje të Komisionit si përfaqësues të opozitës ka deputetë që kanë lënë mandatet. Ne nuk kemi 9 deputetë siç thotë mandati, kemi 8. Pse duhet ta mbani peng ju ndryshimin e përbërjes së Komisionit, sepse talleni, sepse nuk keni interes të bëni Reformën Zgjedhore, sepse nuk keni interes të ketë zgjedhje të lira. Kështu do vazhdoni t’i bëni zgjedhjet? U tallët një vit e gjysmë dhe do na mbani e një vit e gjysmë që kur të vijë 2025 të thoni nuk e bëmë dot Reformën Zgjedhore. Pse duhet të shtyhet për javën tjetër”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply