Bardhi: Pazar i pastër mes anëtarëve të GJK dhe Edi Ramës

Gazment Bardhi ka deklaruar se është kundër projektligjit të qeverisë për rritjen e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Në Kuvend, ai u shpreh se nuk mund të ketë gjyqtarë, qoftë ky edhe gjyqtar kushtetues që të ketë pagën mbi anëtarët e SPAK dhe gjyqtarët e gjykatave të posaçme.

Sipas Gazment Bardhit, propozimi për rritjen e pagave të Gjykatës Kushtetuese është bërë me një pazar të pastër mes anëtarëve të GJK dhe zyrtarëve të qeverisë me në krye Edi Ramën.

“Me përjashtim të Gjykatës së Posaçme dhe prokurorisë së posaçme, shpërblimi i të cilave duhet të justifikohet me misionin madhor kushtetuese që ne iu kemi ngarkuar këtyre  institucioneve patjetër që sot ka hierarki në paga. Sot anëtarët e gjykatës kushtetuese marrin dy fishin e pagës së një deputeti dhe nëse ti ja çon katërfishin e pagës së deputetit, në mënyrë të paarsyeshme ke bërë një Pazar me te. As i ka gjuajtur kush me molotov Gjykatës Kushtetuese as ka ndërmend ti gjuajë. Ne i kemi respektuar edhe kur nuk na kanë pëlqyer vendimet.

Zonja kryetar ka 4 muaj që kuvendi bllokon zbatimin e vendimit të GJK për mandatin e koleges Olta Xhacka. Nëse keni respekt për GJK zbatoni vendimet e GJK, jo nga njëra anë ti jepni karamele aq sa ata ju kërkojnë, se unë e di edhe si është bërë propozimi, jua them unë si është bërë propozimi. Ka qenë një Pazar i pastër mes anëtarëve të GJK  dhe zyrtarëve të qeverisë me në krye Edi Ramën, çdo gënjeshtër tjetër që na thuhet për sistemin e hierarkinë e me radhë, po ka një hierarki, por ka një përjashtim. Nuk mund të ketë gjyqtarë, qoftë ky edhe gjyqtar kushtetues që të ketë pagën mbi anëtarët e SPAK dhe gjyqtarët e gjykatave të posaçme”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply