Kryetari i PD, Sali Berisha iu përgjigj ministrit Ulsi Manja, i cili e përdori parlamentin për të bërë fushatë për zgjedhjet lokale në Kukës. Edhe pse jashtë rendit të ditës, ai u tolerua nga drejtuesja e seancës. Berisha i tha Manjës të shkojë të zgjedhë vetë qelinë sepse nuk do të ketë kurrë amnisti.
“Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë.
Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale.
Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë.
Drejtësia vonon, po nuk harron dhe ti do të shkosh aty ku e meriton. Kaq kam, përgjigja ime kjo është!
Tani bëji një shkresë SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën. Mos harro!”, tha Berisha.