Noka-Manjës: O Ulsi je për të qarë, po u vjen ngordhja politikisht

Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Noka tha se, doni t’u jepni rrogë sa 100 pensionistë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse duan ta blejnë atë se u duhet për votime.

“Pa më thuaj Ulsi me 96 dollarë çfarë mund të bësh? Si e përballon jetën e një muaji? 100 dollarë u duhen ilaçe, ti u jep 96 gjithsej.

Mendoni vetëm për zgjedhjet e ardhshme, vidhni një palë zgjedhje, bëni para dhe vidhni të tjerat.

E nise më Shukriun ti Ulsi, ti ishte ideatori i skemës së vjedhjes.

I jepni rrogë sa 100 pensionistë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, sepse duan ta blejnë atë se u duhet për votime.

Ndaj duhet të kesh cipë që të skuqesh e zverdhesh që të mos thuash këto që thua. Të jeni të sigurtë se ngordhja po u vjen politikisht.

Je edhe për të qeshë edhe për të qarë. O Ulsi, rrugën Kombit kush e bëri dhe kush e taksoi? Rrugën e Dibrës, kush e bëri? Dil më thuaj një investim që ke bërë? Vende pune, ku ke krijuar në Angli…. hajdut!”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Vendimi i qeverisë/ Prodhimi dhe shitja e kanabisit do të bëhen nga Rama

Qeveria ka vendosur të ngarkojë shoqërinë ALBTrace Co për të kontrolluar gjurmueshmërinë e cannabisit që …

Leave a Reply