Pengjet, Luli do të votojë për Ramën që gruas së Ekeleidit ti rritet paga në 6 milionë lekë

Rama nuk i ka 84 votat për të blerë Gykatën Kushettuese me rritjen e pagave deri në 6.2 milionë lekë prandaj atij i duhen votat e pengjeve. Në këtë rast, pengu i tij Bash aka deklaruar se do të vtojë pro blerjes së Gjykatës Kushtetuese nga Rama dhe me këtë rast edhe paga e gruas së Enkeleidit bëhet 6.2 milionë lekë. Në këmbim, Rama mban peng ndryshimet në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në Kuvend se maxhoranca kërkon të mbajë peng ish-kryetarin e grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj derisa të votojë për rrogat e gjyqtarëve të Kushtetutës.

Sipas tij PS-ja kërkon të votojë në një moment të dytë përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore pasi kërkon të fuqizojë një pjesë të opozitës, që ai e quajti “turpi”.

“Në qëndrimet që mbani ka djallëzi. Ju doni të merrni peng persona këtu që duan të votojnë për rrogën e bashkëshortes. është votimi për rrogat e gjykatës dhe në këtë variant ish-bashkëkryetarin që opozita e ka shkarkuar, e mbani peng derisa të votojë. Kurrë ndonjëherë në 32 vite nuk ka ndodhur në këtë Parlament që njëra palë ti caktojë palës tjetër përbërësit. Miratohet përbërja e komisionit dhe palët dërgojnë emrat. Këtu e keni me sistem pengmarrje. çfarë do të thotë të votojmë emrat pas dy ditësh? Sot votohen të dyja çështjet dhe nesër mblidhet komisioni. Apo pasi të keni siguruar njëherë votën për gjykatën, mbani fjalën. Nëse doni të punohet në një fushë ku duhet konsensusi sipas ligjit, kaloni të dyja sot dhe kaq merr fund. çfarë pune ka opozita me kandidaturat tuaja? Asnjë. Po përpiqeni në një mënyrë të padenjë të bëni gjithçka me akte armiqësore ndaj opozitës së vërtetë dhe të forconi një opozitë turpi”, deklaroi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply