Paloka-Felajt: Ju jeni e urdhëruar nga Rama! Po kërceni sipër tavolinave lakuriq…

Deputeti i PD, Edi Paloka i ka kërkuar drejtueses së Kuvendit që të lexojë shkresën që i ka ardhur sipas tij nga kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi. Por Felaj tha se, nuk ka një njoftim të mirëfilltë. Ajo tha se në këtë shkresë thuhet se deputetët “konfirmojnë Bardhin si kryetar”, dhe se sa kohë konfirmohet do të thotë që nuk ka ndryshim dhe nuk ka arsye që të lexohet.

“Jeni duke tejkaluar çdo imagjinatë në lidhje me shkeljen që po i bëni rregullores. Po e shkelni me vetëdije. E di që jeni po aq e bindur që po e shkelni me vetëdije rregulloren. E dini që nuk vendosin statutet e partive, por një rregullore që e keni miratuar ju. Ju jeni e urdhëruar nga Rama ta bëni këtë, por do u veja para një situate, që ta kuptoni ç’po bëni…

Nëse Rama do u thonte të kërcenit gjithë përpjetë sipër tavolinave lakuriq, jam i sigurt që nuk do e bëni, por ajo që po bëni është e njëjta gjë, kështu që deri sa ta vazhdoni këtë farsë, mendoni sikur jeni duke kërcyer para shqiptarëve lakuriq. Është më e ndershme për ju që të ndryshoni kodin, kërpëratën e keni, merreni dhe bëjeni, bëjeni mo se është me ndershme se shumicën e keni”, tha Paloka.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply