Shkodra tronditet nga krimi, vritet me armë një 33-vjeçar

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve, një 33-vjeçar u vra me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në fshatin Hot i Ri, pranë kishës në këtë zonë.

Mësohet se viktima Valter Fierza u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij nga familjarët, të cilët më pas njoftuan edhe policinë.

Nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërsa policia bëri të ditur se, po punon për kapjen e autorit ose autorëve.

About Redaksia

Check Also

Lëshohet urdhërarresti për ish-Drejtorin e FBI-së, James Comey

Prokurorët federalë konfirmuan se një juri e madhe ka lëshuar një urdhërarrest për ish-Drejtorin e …

Leave a Reply