Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Alibasha votoi për rrogën e gruas, Rama bleu Kushtetuesen për të shndërruar në notere të mega-aferave të tij.
“Dita e djeshme u karakterizua nga shfaqje të shëmtuara në parlament. Nga përpjekje të hapura, siç e konstatuat ju, të Edi Ramës, për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar. Për të shkelmuar ligjin themelor të parlamentit. Për të caktuar përfaqësuesit e opozitës, bashkëkryetarin e opozitës në komisionin zgjedhor.
Dhe kush, thoni ju? Kë do mbante? Burrin që voton për rrogën e gruas. Të votosh për rrogën e gruas nuk ka gjë të keqe. Por të votosh për rrogën e gruas, sa 117 pensionistë…
Po do thoni ju, çfarë i mbetet këtij njeriu? Ky është i zhveshur nga çdo lloj brumi njerëzor. Pa votat e Alibashës, ligji nuk kalonte. Problemi është se po blihen, është pazari i votave për të vendosur një standard që nuk ekziston kurrë në botë. Ata janë 9 vetë.
Nuk është problemi i shumës, por i moralit dhe parimit që shkelmohet në mënyrën më të tmerrshme se ky është akt blerje i Gjykatës Kushtetuese.
Ajo gjykatë ka një rëndësi kapitale për mbrojtjen e kushtetutshmërisë së vendit. Me këtë rrogë, Edi Rama kërkon ta blejë përfundimisht, ta shndërrojë në një noter të mefa-aferave të tij.
Dhe kjo është e tmerrshme. Kësaj radhe gjithçka është bërënë zyrën e Don Agaçios dhe Edi Ramës. Asgjë nga parlamenti. Dhe ka ardhur direkt nga zyra e Edi Ramës blerja e noterëve kushtetues dhe kjo është goditje e tmerrshme e sistemit”, tha Berisha.
Check Also
Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit
Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …