Rama dhe turizmi OKB

Nga Redin HAFIZI

Një këngë e vjetër e popujve të shtypur jo vetëm me luftë por edhe me skllavërim thotë:
“Në New York u mblodh UNO-ja,
Fol Edver të lumtë goja.
Fol e mbro të drejtat tona.
Fol e mbro turizëm evlat,
Fol e mbro njëzet karat,
Kriminelë me pallat,
Lufto njerëzit me zanat,
Shembull global dhe i gjat’.
Ai foli dhe diç mbolli,
Siç kau thanë dhe polli.
Globalizmi mashtrim kolosal,
Harro kombin e bëju vasal.
Politikë skllavëruese,
Politikë pasuruese.
Ky është globalizmi në veprim,
Ku popujt kanë një qëndrim:
Përse Shqipëria është nxjerrë në përdorim dhe nuk mund të jetë pronë e popullit tim?
Këtë përgjigje nuk e merr kurrë,
Pasi edhe kur muri u prish,
Nuk u ndërtua një urë.
Që të kishte vërtet një Burrë.
Ne mbetëm tek buka e gojës,
Golat e rojës dhe,
Edveri, I lumturi i gojës”.
Diktatorë që flasin për paqe, paqe që kërkon diktator. Një mish mash që askush nuk e kupton, por një gjë është e sigurtë, se globalizmi është një lloj kulle Babeli. Dikush e sheh si atraksion turistik dhe ndonjë tjetër njeh historinë dhe sheh më shumë, madje sheh shkatërrimin.
Në këshillin e sigurimit Edi Rama bëri thjesht spektaklin e radhës. Ai paraqiti sërish idenë e tij të bunkerit të vjetër komunist, por nga zyrat e OKB ai këtë rol e luan jo më me rrecka, por me kostum dhe kollare. Ndërkohë Shqiptarët ende nuk kanë marrë përgjigje për shpenzimet e shfrenuara në këtë vizitë në New York.
A ia vlejti nëse shohim zhvillimet? Nuk ia vlejti dhe më vjen keq që me vargjet e kopjuara bëhet humor për të kuptuar se paratë e Shqiptarëve shkojnë për imazhin politik të tre individëve dhe këta janë Edi Rama, Erion Veliaj dhe Lulzim Basha.
Megjithatë mediat u çanë duke thënë se Rama ia përplasi në fytyrë Hrushovit në kombet e bashkuara. Mediat nuk lanë moment pa deklaruar se Edveri ia mbylli gojën Lavrovit. Mediat sërish nuk harruan të përmendin se presidenti i Ukrainës falënderoi Ramën dhe shumë shpejt shpalli bllokadë drithi Polonisë, një ndër vendet që po e ndihmon më shumë me armatime Ukrainën. Këtë Rama nuk e kishte parashikuar në UNO, pasi ishte shumë i zënë me figurën e tij. Në fakt kjo është stratëgjia për të cilën Rama dhe Shqipëria po përdoren. Rama është besnik i teorisë së krizës së përjetshme dhe këtë e ka mësuar kur ishte në Francë si immigrant.
Ku ka gjak, injorancë, varfëri dhe njerëz që pranojnë dhunën mbi tokë, patjetër që nën tokë ka thesar dhe këtu hyjnë mjeshtrat e korrupsionit që po veprojnë për një qeverri globaliste. Në këtë skenë të frikshme kryeministri Shqiptar po vrapon sa nga kisha e tij e Goguzimit, tek xhamia apo sinagoga për paqen reale në Ukrainë. Ky është kllouni i spektaklit të radhës në teatrin e madh OKB ku synohet qeverrisja e kukullave të tipit Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply