Ekuadori: Një shtet i dështuar?

Për ta kuptuar spiralen aktuale të dhunës në Ekuador – rritjen e përqindjes së vrasjeve, revoltave dhe masakrave nëpër burgje, vrasjet politike – duhet të kthehemi në vitin 2018. Lenín Moreno, ish zëvendëspresidenti i Rafael Correa, fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2017duke premtuar të vazhdonte politikën correiste, por pak më vonë tregoi axhendën e tij të vërtetë: nënshtrim ndaj organizatave financiare ndërkombëtare, pakte me oligarkitë kombëtare, të bëra organe kontrolli shtetërore dhe të kompanive strategjike, nënshtrim i Forcave të Armatosura dhe të Policisë – përfshi shërbimet e informacionit të tyre – ndaj Shteteve të Bashkuara, pse jo edhe tradhëtinë (thuajse shkatërrimin) e ish mjedisit politik të tij, shoqëruar me persekutimin e personaliteteve kryesore politike që nuk përshtateshin me të.

Linja e tij konsistonte në deinstitucionalizimin e shtetit dhe në zvogëlimin e hapësirave të veprimit, në mënyrë që forcat antikombëtare të brendshme e të jashtme mund të rizinin hapësira pushteti. Shumë shpejt Moreno ftoi të riktheheshin misionet e USAID e të Bankës Botërore (të përzënë nga qeveria Correa) dhe premtoi respektimin total e masave të FMN, të autonomisë së Bankës Qendrore etj. Veç kësaj, e tërhoqi Ekuadorin nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), i dorëzoi gazetarin Julian Assange qeverisë britanike dhe rindërtoi aeroportin e Ishujve Galapagos me qëllim që avionët amerikanë Orion P3 dhe AWACS të mund të monitoronin, me pretekstin e luftës kundër drogës, këtë zonë strategjike, pavarësisht se funksionimi i bazave ushtarake të huaja në territor ndalohet nga kushtetuta.

Një libër interesant i agjentinasit Norberto Emmerich, “Geopolítica del narcotráfico en América Latina”, tregon sesi organizatat që prodhojnë dhe komercializojnë drogën nuk synojnë në fitimin e pastër ekonomik, por sidomos në atë politik, në pushtimin e hapësirave të dominimit social dhe territorial, në strukturimin social të tyre brenda shteteve; në këtë praktikë të pushtetit ato ndërthuren me qeveritë në pushtet dhe me organet e policisë, ushtarake dhe gjyqësore. Çfarë tipi “shoqëri e përzier” është vendosur në këto organizata? Varet nga vendi në vend. Në rastin ekuadorian operacionet e narkotrafikut kanë qenë me profil të ulët, thuajse të padukshme; por në vitin 2018 është verifikuar një atentat kundër një reparti policie në Esmeraldas, i atribuar një grupi subversiv të lidhur me narkotrafikun që operonte në kufirin midis Kolombisë de Ekuadorit. Pastaj qeveria Moreno ka shpallur gjendjen e emergjencës në provinca të ndryshme, i ka kërkuar menjëherë FBI të zhvillojë hetime, ka rifilluar operacionet ushtarake me DEA, ka firmosur marrëveshje me agjenci të ndryshme amerikane për “asistencën” ndaj policisë dhe forcave të armatosura. Qysh atëhere kemi asistuar me habi në vrasjen e ushtarëve, të një skuadre gazetarësh të së përditshmes kryesore të vendit, gjykatësve dhe avokatëve; në rrëmbime, shantazhe, vrasje. Në burgjet ekuadoriane, të kontrolluara nga bandat e trafikantëve të drogës, u regjistrian masakra me mbi 600 vrasje të të dënuarve.

Pavarësisht rritjes së fortë të dhunës, qeveria Moreno nuk ka adoptuar asnjë strategji për ta përballuar. Në të kundërt, ka çmontuar sigurimin e shtetit, duke reduktuar bilancin për modernizimin dhe furnizimin e infrastrukturës korresponduese apo duke eliminuar ministrinë e Drejtësisë e të Drejtave të Njeriut dhe ministrinë e Brendshme; qeveria i ka bashkuar në një, por duke qenë e kushtuar ndaj kompromiseve dhe shpërndarjes së favoreve politike, ka anashkaluar sigurinë si diçka dytësore. Ka eliminuar edhe shumë institucione me efikasitet të provuar të krijuara nga qeveria Correa; ka reduktuar ndjeshëm numrin e gardianëve npër burgje, psikologëve dhe asistentëve socialë, ka shkurtuar fondet për burgjet dhe për furnizimin me armë, uniforma dhe makina patrullimi të policisë.

Na majin e vitit 2021 bankieri Guillermo Lasso, presidenti aktual, është ulur për ta çuar përpara programin neoliberist të Moreno: aplikim të pakufizuar të “rekomandimeve” të FMN dhe të Bankës Botërore, çmontim të shtetit, tentativë privatizimi të sektorëve strategjikë dhe, gjëja më e rëndë, lidhja e zbuluar e shtetit me kriminalitetin e organizuar, që mund ta përdorë organikisht sistemin financiar privat. E ka referuar një organ shtypi që ka pasur akses në një raport të rezervuar të policisë, i quajtur “Leon de Troya” që përshkruan lidhjen e Danilo Carrera, CEO i Banca di Guayaquil dhe kunat i Guillermo Lasso, me mafien shqiptare. Në aktivitetet bankare, Carrera është mentori i Lasso, që ishte President Ekzekutiv i vetë bankës dhe një prej aksionerëve më të mëdhenj të saj. Kanë rrjedhur edhe audiot ku dy gjeneralë të Shtabit të Përgjithshëm të Policisë vendosin ta arkivojnë një raport të tillë, urdhër i kryer në janarin e vitit 2022. Ja pse, në mesin e skandalit, të dy gjeneralët kanë kërkuar dorëheqjen për ta shmangur hetimin e brendshëm. Bashkëpunëtorë karriere në këtë komplot mafioz dhe personazhe me besimin e tij total janë Rubén Chérres, i vrarë në marsin e këtij viti, dhe Hernán Luque, që ka qenë pjesë e Këshillit Administrativ të Banco Guayaquil dhe ka mbuluar zëvendëspresidenca të ndryshme. Lasso e ka emëruar si CEO të Shoqërisë të Koordinimit të Ndërmarrjeve Publike (EMCO), objektivi i të cilës është të “planifikojë, artikulojë dhe kontrollojë politikat dhe aksionet e të gjitha ndërmarrjeve publike…”. Nuk dihet akoma se ku ndodhet Luque.

Për shkak të denoncimeve të rëndëva të mësipërme dhe të stabilitetit të kompromentuar politik të Lasso, për të shmangur që Asambleja Kombëtare ta vinte nën akuzë, presidenti bankier ka vendosur të përfitojë nga zgjidhja kushtetuese e mbiquajtur “muerte cruzada”, duke e shpërndarë Asamblenë dhe duke mbajtur zgjedhje legjislative dhe presidenciale të jashtëzakonshme. Bashkëpunëtori kryesor i Lasso, një personazh i errët me emrin Fernando Villavicencio, i bërë president i Komisionit të Vigjilencës së Asamblesë, nga ku i ka dhënë mbështetje të plotë projekteve të qeverisë, ka kërkuar me çdo mjet që ta pengojë që presidenti të vihej nën akuzë.

Villavicencio vinte nga sindikalizmi i naftës dhe nga lëvizjet sociale, por e ka tradhëtuar të majtën për t’u afruar me partinë e Lasso dhe shkuar në Asamble me mbështetjen e tij. Ia ka arritur me tentativën e dytë. Ka punuar edhe si gazetar investigativ, i lidhur me media të financuara nga NED, USAID dhe Open Society. Lidhja e tij me organizata amerikane qe e qartë në vitin 2014, kur i përndjekur nga Correa për krimin e shpifjes, u largua drejt Shteteve të Bashkuara dhe denoncoi “shkeljen” e të drejtave të njeriut të tij: jo tek CIDH apo OAS, por në Senatin amerikan! I kërkoi edhe që Ekuadorit t’u imponoheshin sanksione të ngjashme me atë të Venezuelës… Kjo lidhje me fondacionet dhe me qeverinë amerikan shpjegon sesi ishte në një posedim informacionesh të privilegjuara.

Në kontekstin e “muerte cruzada”, Villavicencio është paraqitur si kandidat për presidencën. Sondazhet e japin në vendin e pestë, por 11 ditë përpara zgjedhjeve është vrarë në përfundim të një mitingu, në kushte mjaft të çuditshme: siguria e dhënë nga policia dhe nga të afërmit e tij ka dështuar mjerazi dhe vrasësi i vetën i arrestuar ka vdekur në një zyrë të Prokurorisë. Atentati ka ngjallur një alarm të madh social, pasi që vrasësit kanë lënë edhe një granatë, por që nuk ka shpërthyer. Me këtë vrasje, kandidatja Luisa González e lëvizjes së Correa, e cila synonte t’i fitonte zgjedhjet në raundin e parë, por pa përqindjen e nevojshme për t’u bërë presidente; në vendin e dytë, Daniel Noboa, djali i pronrarit të një prej pasurive më të mëdha të vendit, ndërsa partia e të vrarit ka rezultuar i treti, duke i marrë votat e Luisa González, kështu që në tetor do të mbahet një balotazh midis saj dhe Noboa.

Objektivi i qartë i vrasjes ishte të pengonte suksesin e González. Sapo është përhapur lajmi i krimit, nëpërmjet rrjeteve virtuaëe dhe mjeteve të tjera të informimit ka qarkulluar propozimi i pezullimit të zgjedhjeve dhe të mbahej Lasso në pushtet për të krijuar një Këshill Civilo – Ushtarak që të merrte drejtimin e vendit. Njëkohësisht, me shpejtësi të çuditshme mediatike, Correa dhe ndjekësit e tij janë akuzuar për vdekjen e Villavicencio.

Ajo që ka ndodhur në Villavicencio apo pak ditë më parë kryebashkiakut të Manta, ashtu si në përgjithësi dhuna dhe pasiguria e alarmit pasues social, është pjesë e diçkaje shumë më të madhe: ristrukturimi gjeopolitik dhe gjeofinanciar të vendit tonë, në zhvillim prej 6 viteve, për ta transformuar Ekuadorin në një shtet të dështuar, totalisht i dominuar nga Shtetet e Bashkuara dhe nga financa e lartë ndërkombëtare. Jemi një vend i dollarizuar, që përveç kontrollit politik lehtëson ndjeshëm riciklimin ndërkombëtar të parave nëpërmjet sektorit bankar. Nuk habit fakti që janë pikërisht ata që kontrollojnë parajsat fiskale për ta financuar një shkatërrim të tillë të bashkëjetesës sociale, me bashkëpunimin e bandave të trafikantëve të drogës. Rrjedhjet e lajmeve konfirmojnë lidhjet midis drejtuesve dhe aksionerëve të Banco de Guayaquil me kriminalitetin e organizuar. Midis të tjerave, edhe avokati Luis Córdova, profesor në Università Centrale, i ka bërë referim menaxhimit të keqë të Riserve Internazionali, duke denoncuar faktin që në vend nuk ekziston asnjë kontroll për ekonomitë e paligjshme; kjo është evidente edhe në bilancin e vitit 2022, në të cilin qeveria ka alokuar vetëm 49000 dollarë për Njësinë e Analizës Financiare dhe Ekonomike (UAFE). Akoma më keq, në vitin 2023 nuk janë furnizuar resurset. UAFE është entiteti i Prokurorisë i kushtuar parandalimit dhe çrrënjosjes së riciklimit të parave… dhe lidhja e ngushtë e titullarit të saj me ambasadën amerikane nuk është sekrete.

Çelësi gjeopolitik i imperializmit amerikan është kontrolli i Ishujve Galapagos. Për gjeneralin Oswaldo Jarrín, ministër i Mbrojtjes së Moreno dhe i qeverive të ndryshme të mëparshme, ky arqipelag është një “aeroplanmbajtëse natyrale”, ku Shtetet e Bashkuara “do të hipin për të përmirësuar kushtet, sidomos furnizimet”. Këto ishuj qenë të pushtuara prej tyre, pak ditë pas sulmit ndaj Pearl Harbor, me pretkestin e “mbrojtjes kontinentale” kundër kërcënimit japonez, deri në mesin e vitit 1948!… Pra është e habitshme që oficerë të lartë të Forcave të Armatosura përsërisin se pushtimi i të njëjtës pjesë së amerikanëve apo edhe riinstalimi i Bazës Manta janë të dobishme në luftën kundër trafikut të drogës. Nuk duhet të jesh ekspert i gjeopolitikës për të kuptuar, thjesht duke shikuar një hartë, se të ashtuquajturit Ishuj Magjepsës, strategjikisht të ndodhura përballë Kanalit të Panamasë dhe të gjithë porteve të bregut të Paqësorit, mbajnë një rëndësi të veçantë në rast lufte, për shembull në një luftë kundër Kinës. Nuk ësht rasti që disa muaj më parë presidenti Lasso ka konkluduar se dorëzimi i Ishujve Galapagos ndaj OJQ globaliste, nëpërmjet mekanizmit të shkëmbimit të borxhit të jashtëm me “impenjime” ekologjike. Një stratagjemë që presidenti Petro do ta aplikojë edhe në Kolombi dhe që rekomandon ta shtrijë në të gjithë Amazoninë.

Pra, është e qartë se Shtetet e Bashkuara, të kushtojë atë që të kushtojë, nuk duan të humbasin hegjemoninë mbi “bahçen e brendshme” të tyre: është ndoshta një rastësi që një javë përpara plebishitit të vitit 2018 që reformoi kushteutën dhe i dha Moreno pushtetin për t’i çinstaluar arritjet relative të qeverisë Correa, të ketë ndodhur i ashtuquajturi sulm ndaj regjimentit të policisë dhe që tani, pak përpara zgjedhjeve presidenciale, është vrarë ky lake i imperializimit? Kujtojmë se në fund të fundit Roma nuk i paguan tradhëtarët.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply