Vjedhja e të dhënave nga TIMS, Ardi Veliu manipulon dosjen e dërguar në Prokurori

Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës lidhur me skandalin e sistemit TIMS, duket se kanë qenë të pa plota. Për këtë arsye, institucioni i akuzës i ka kthyer AMP-së kallëzimin për plotësim të hetimeve.

Prokuroria ka dhënë disa udhëzime për plotësimin e disa hetimeve shtesë dhe disa veprimeve të tjera. Burimet shprehen te rezervuara lidhur me detaje nga çështja në fjalë qe kanë të bëjnë me përgjegjësit e mundshëm të evidentuar deri në këtë fazë të hetimit, apo mangësitë që kanë gjetur në materialet e kallëzuara nga AMP.

Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas denoncimit të skandalit që nxori në një reagim edhe ambasadën e SHBA e cila ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë si dhe duke ofruar mbështjetjen amerikane sa iu përket hetimeve.

About Redaksia

Check Also

Rama thotë në polici se i rrezikohet jeta nga Adriana Kalaja

Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori nisjen e një procedimi ndaj anëtares së Kryesisë …

Leave a Reply