Kryetari i PD, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për thirrjen e Shkëlzenit nga SPAK për Gërdecin. Berisha tha se, edhe 100 vite po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje aty.
“Unë ua kam bërë të qartë këtu, që nuk mund të ketë kurrë asnjë hezitim dhe asnjë pengesë për çfarëdolloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime dhe denoncime, ato i bëj vetëm për interesin publik.
Nuk i bëj kurrë për ndonjë qëllim tjetër. Jam absolutisht mbështetës me gjithë fuqinë time i çdo përpjekje për zbatimin e ligjit. Por nga ana tjetër, siç e dini ju, aty ka kriminelë. Aty ka njerëz që kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasës.
Këto janë fakte. U kap Gresa në Elbasan me fotografitë e Taulant Ballës, me euro e me kartë dhe dilte e thoshte prokurori Shehaj që nuk kishte materiale elektorale. Ky është kriminel! Ai është një institucion i një rëndësie shumë të madhe. A mundet ne që të pajtohemi me një gjendje të tillë?
A mund të pajtohemi me heqje dhe fshehje fashikujsh në hetim? A mund të falet Ilir Beqaj? Po si mund të falet Ilir Beqaj që ka katër firma përcaktuese dhe shtatë firma derivatë të tyre dhe hetohet konflikti i interesit që kanë mbaruar shkollën bashkë ata të dy dhe nuk hetohet konflikti i interesit për këtë që e ka kushëri të parë Byrazerin?
Ata që e bëjnë këtë nuk janë të përgjegjshëm. Unë denoncoj rrjedhjen. Aty ku ka rrjedhje, ka bashkëpunim me krimin. Dhe e fundit, edhe 100 vite po të hetojnë, do gjejnë zero lidhje aty. Por për ta thirrur, kur të duan!”, tha Berisha.
Check Also
Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit
Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …