Turpërimi që Vuçiç dhe Rama i bënë Blinken dhe Lajçak…

Nga Adriana KALAJA

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për jetën e humbur të Policit Hero dhe familjarëve të tij, që mbrojti sovranitetin territorial të Kosovës si dhe duke i uruar shërim të shpejtë dy Policëve të plagosur, ngjarja e rëndë të ndodhur në veri të Kosovës na mësoi dhe rikujtoi synimet për Serbinë e madhe jo vetëm nuk janë shuar, por janë intensifikuar më tepër.

Kjo për shkak të mbështetjes që Blinken dhe Lajçak i bëjnë kësaj ideje antishqiptare të Vuçiç dhe sivllait të e tij Rama.

Dikush nga miqtë e mi mund të më thotë se pse para emrave të pëtvetçëm nuk kam vënë gërmën z., ose zotërinj, por unë kam bindjen se ata që punojnë kundra interesit të Kombit Shqiptar dhe Shtetit Sovran të Kosovës nuk mund të quhen zotërinj.

Ata janë thjesht punëmarrës të George Soros, që dukshëm ka shfaqur interesa për Serbinë e Madhe dhe Ballkanin nën diktatit e saj.

Ndaj sot më shumë se fajtorë për ngjarjen e mbrëmshme, Blinken dhe Lajçak shfaqen të turpëruar për një jetë të humbur dhe eskalimin e dhunës dhe konfliktit në veri të Kosovës.

Përkëdhelja e tepruar dhe e pajustifikuar që i bënë kriminelëve dhe antishwiotarëve Vuçiç dhe Rama, tregon qartë sesa poshtë ka rënë niveli i diplomacisë amerikane dhe europiane dhe se çdo hap i tyre antishqiptar dhe antikombëtar sponsorizohet nga George Soros, she së fundi nga trashëgimtari i tij Alex.

Se ndryshe, nuk mund të shpjegohet investimi aktiv i këtij të fundit fizikisht dhe jo vetëm, si dhe pamjet neveritëse të qëndrimit gatitu para tij të Vuçiç dhe Rama.

Megjithëse argati i Vuçiç Rama deklaroi se çështja e Ballkanit të Hapur është mbyllur, i këtij mendimi nuk është Alexi, i cili nga Amerika në krah të mëgoj të fundit deklaroi të kundërtën.

Ngjarja e mbrëmshme na tregoi edhe se dhe jeta e humbur e kanë zanafillën te zyrtarët e niveleve më të larta të SHBA dhe Europës të cilët financohen për të qënë antishqiptarë në planet shoviniste sorososte.

Vuçiç dhe Rama janë thjesht zbatuesit e këtij plani.

Mjafton të shikoni sulmet e kordinuara kundër z. Albin Kurti nga këta dhe gjithë banaqet e tyre televizive, tregon se urdhërues dhe sponsorizues është armiku më i madh i Kombit Shqiptar, Soros.

Dhe në këtë pikë, vetëm reagimi mbarë kombëtar do bëjë që “qepenin e dyqanit” fitimprurës aë quhet Komb Shqiptar duhet t’ja mbyllim NE dhe jo Soros.

Ai thjesht do ndryshojë “shitësin”.

Mjafton që “dyqani” antishqiptar t”i sjellë përfitime.

Po kështu, ngjarja e mbrëmshme dhe jeta e humbur na rikujton se trojet shqiptare duhet t’i mbrojmë me çdo kusht.

Fakti që Tirana zyrtare vazhdon të heshtë edhe pas kësaj ngjarje kaq të rëndë, pasqyron mësë miri se çdo deklaratë e zyrtarëve tanë, duhet miratuar nga Soros dhe Vuçiç.

Për këtë arsye them se Blinken dhe Lajçak (dhe të gjithë ata që paguhen të punojnë kundra Kombit Shqiptar), janë të turpëruar sot nga Vuçiç dhe Rama dhe nuk legjitimohen më të jenë pjesë e dialogit Kosovë – Serbi.

A do i kërkojnë Blinken falje 1.5 milionë dardanëve për deklatatën e tij rraciste dhe diskriminuese?

Madje as falja nuk mjafton, se nëse i ka mbetur një fije dinjitet dhe integritet, gjaku i marrë nga bandat serbe të drejtuara nga Vuçiç dhe argati i tij shqiptar Rama, duhet t’i detyrojë të japin,

DORËHEQJEN nga çdo post politik që mbajnë.

Ndryshe, do jetë vonë.

Ndërsa ne, që e duam Kombin Shqiptar pa kushte dhe pa interes, DUHET të përulemi para veprës së heronjve që sakrifikojnë edhe gjënë më sublime për Trojet Shqiptare.

Faleminderit për gjakun e dhënë dhe që na treguat se Kombin Shqiptar e mbrojmë dhe e çojmë përpara vetëm NE.

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply