Votimi në Kukës për kryebashkiakun e ri, probleme me listat dhe votimin familjar

Kukësi voton sot për kryebashkiakun e ri. Në garë janë kandidati socialist Albert Halilaj, i cili garon përballë Emri Vatës, kandidat i Aleancës ‘Bashkë Fitojmë’, pasi PD-ja zyrtare nuk mori pjesë në votime.

Ashtu siç e përcakton dhe rregullorja e KQZ-së, qendrat e votimit janë hapur që prej orës 07:00, ndërsa do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Deri më tani procesi po ecën shumë qetë, ndërsa identifikoi disa problematika.

Ka pasur raste të votimeve familjare, ndërsa shtoi se një tjetër problematikë lidhet me faktin se ka një lloj dhënie të informacionit personal kur qytetarët shkojnë për të votuar.

Kujtojmë se në këtë qark përsëriten zgjedhjet, pas shkarkimit të Safet Gjicit nga posti I kryebashkiakut, për shkak të një videoskandali në zyrën e tij. Në zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës do të votohet vetëm me një fletë votimi për kandidatin e bashkisë. Sipas KQZ-së të regjistruar në listat e votimit janë 45 946 zgjedhës, 22 174 prej të cilëve janë votuese femra dhe 23 772 janë votues meshkuj.

Në këto zgjedhje janë regjistruar si subjekte zgjedhore 5 parti politike, PS, PL, PD, PDK dhe PEI. Po ashtu është regjistruar si subjekt zgjedhor edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Zgjedhësit do të kenë mundësi të votojnë në 74 qendra votimi, 1 prej të cilave është ngritur në institucionin e paraburgimit të qarkut Kukës.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 74 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje.

Zgjedhësi do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për t’u identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.

Për sa i përket komisioneve të qendrave të votimit, në 37 qendra votimi 4 anëtarë të komisionit ndahen mes PD-së dhe PL-së. Ndërsa në 37 qendra të tjera të votimit përbërja e komisioneve të qendrave të votimit është me 3 anëtarë të propozuar nga PS, 3 anëtarë të propozuar nga PD dhe 1 anëtar të propozuar nga PL. Për sa i përket grupeve të numërimit, do të ngrihen 5 grupe numërimi ku 2 anëtarë të grupit të numërimit do të jenë nga PS, 1 anëtar nga PD dhe 1 anëtar nga PL. Këto zgjedhje do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 457 496 lekë.

About Redaksia

Check Also

Hetimet: Veliaj pastroi para

Në Tiranë SPAK-u bëri të ditur të premten se në lidhje me hetimet që kanë …

Leave a Reply