Berisha: Rama reagoi si argati i Vuçiçit, qëllimi i tij është t’i hapë dyert Rusisë në tryezën e bisedimeve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama reagoi si argati i Vuçiçit për sulmin terrorist serb në Kosovë. Berisha tha se, qëllimi i tij është t’i hapë dyert Rusisë në tryezën e bisedimeve.
“Por si me komandë nga Beogradi, reagoi ndaj sulmit të grupit terrorist të përbërë nga oficerë të ushtrisë serbe, argati i Vuçicit në Tiranë, Edi Rama.
Në reagimin e tij në platformën X, Edi Rama nuk shprehu ngushëllime për policin e rënë në krye të detyrës, sikur në Banjskë po ndodhte një përleshje mes bandash dhe banditësh.
Së dyti, duke besuar se kryengritja nuk do të shtypej nga policia e Kosovës, përsëriti kërkesën e Beogradit për konferencë ndërkombëtare për të zhbërë arritjet 23-vjeçare të Kosovës në rrugën e lirisë dhe pavarësisë dhe për të hapur dyert për uljen e Rusisë në këtë tavolinë, kërkesë kjo e Serbisë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën/ Rama me S-Class të ri, mbi 121 mijë euro

Teksa largohej nga mbledhja e ditës së parë me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama …

Leave a Reply