Soros ka bërë planin për ndarjen e Kosovs. Soros ka caktuar edhe të preferuarin e tij, Lajçak për të realizuar planin të cilin e denoncoi edhe Albin Kurti dhe po Soros ka bërë bashkë Ramën me Vuçiç kundër Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e akuzoi ashpër të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, së ai është “pozicionuar kundër Kosovës”. Sipas Kurtit në takimin e 14 shtatorit që u zhvillua në Bruksel ndërmjet tij dhe presidentit serb Vuçiq, “dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë dhe Lajçakut për “krijimin e një skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”.
Deklarata
“Këtu kemi të bëjmë me një emisar evropian i cili e ka deformuar procesin duke mos u përqëndruar në zbatimin e plotë dhe të hollësishëm, të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj, por duke lejuar që qerrja të vihet para kuajve, Asociacioni i komunave një herë, e pastaj shohim”, tha Kurti në një konferencë shtypi në Prishtinë.
Lidhja e Lajçak me Soros
Më shumë se 2 500 dokumenta të organizatave të financuara nga miliarderi George Soros janë publikuar në internet nga hakerat, mes të cilave edhe dokumente të brendshme nga departamente të ndryshme të grupeve të Soros, kryesisht fondacionit shoqëria e hapur.
Dosjet përfshijnë plane pune, strategji, prioritete dhe aktivitete të Sorosit mes të cilave raporte për zgjedhjet europiane, emigrimin, azilin ne Europe etj. DC Leaks pretendon se publikimi i dosjeve është bërë nga aktivistë amerikane të cilët kërkojnë të nxjerrin në dritë të vërtetën, por ekspertët e sigurisë amerikane kane fajësuar hakerat ruse.
I publikuar ka përfunduar dhe një email-e i kohës kur Hillary Clinton ishte sekretare e shtetit amerikan, të cilat dëshmojnë se ajo merrte këshilla politike nga aktivisti i majtë dhe miliarderi George Soros. Ky email i siguruar nga Wikileaks, por që po qarkullon së fundmi në mediat amerikane provon se si George Soros i kërkon Hillary Clinton të ndërhyjë në një situatë të trazuar në jetën politike shqiptare.
Bëhet fjalë për situatën e krijuar nga demonstrata opozitare e 21 Janarit të 2011, që Soros e cilëson në email, si ogur të keq për prishjen e rendit publik, duke i kërkuar Sekretares së Shtetit të ndërhyjë përmes emërimit të një ndërmjetësi.
Soros shkon edhe më tej duke i sugjeruar Clinton emra potencialë ndërmjetësish.
Dhe në fakt, rezultoi se Bashkimi Europian dërgoi në Shqipëri si ndërmjetës mes partive lidhur me krizën e “21 Janarit”, pikërisht njeriun që Soros i ka sugjeruar Clintonit në email: Miroslav Lajcak.
Pjesë nga email-i i Soros
“E dashur Hillary,
“Një situatë serioze ka lindur në Shqipëri, e cila ka nevojë për vëmendje urgjente në nivele të larta të qeverisë amerikane. Ju ndoshta mund ta dini që një demonstratë opozitare në Tiranë, të premten, rezultoi me pasojë vdekjen e tre personave dhe shkatërrim pronash.
Ka shqetësimë serioze rreth trazirave të mëtejshme të lidhura me një kundër-demonstratë që do të organizohet nga partia qeverisëse të mërkurën, që do të ndiqet nga një event i opozitës dy ditë më vonë, për të përkujtuar viktimat.
Pamja e dhjetra mijërave njerëzve që vërshojnë rrugët, në një mjedis politik tashmë të ndezur, është një ogur i keq për prishjen e rendit publik dhe procesin e brishtë demokratik të vendit.”
Soros nxit Sekretaren e Shtetit të përfshijë komunitetin ndërkombëtar dhe ti bëjë presion Kryeministrit Berisha, për të “parandaluar demonstrate e e mëtejshme” dhe të “ulë prononcimet publike” si dhe i kërkon emërimin e një zyrtari të lartë europian për të vepruar si ndërmjetës.
Miliarderi i krahut të majtë i dha Clinton një listë me emra potencialë, për tu caktuar si ndërmjetës: Carl Bildt, Marti Ahtisaari dhe Miroslav Lajçak.
Emaili u dërgua nga ndihmësi i Soros te Richard Verma, atëherë ndihmës i Sekretarit të Shtetit për cështjet legjislative, që ia dërgoi më pas disave prej ndihmësve kryesorë të Clinton, duke përfshirë: Huma Abedin, Jacob Sullivan, and Philip Gordon. Sullivane përcolli emailin te Clinton.
Vetëm tre ditë pasi Clinton mori emailin nga Soros, Bashkimi Europian përfundoi dërgimin e ndërmjetësit të sugjeruar nga Soros, Miroslav Lajcak.Ky i fundit ndërmjetësoi trazirat civile në Shqipëri-raporton BBC.