I plagosur edhe lideri i “Listës Serbe”, po mjekohet në Beograd

Mediumi boshnjak Istraga.ba pretendon se serbi Millan Radoiçiç, njëri nga krerët e Listës Serbe, është plagosur gjatë sulmit të mbrëmshëm terrorist në veriu të Kosovës.

Istraga.ba raporton se në disa tentime kanë provuar të vënë kontakt me Radoiçiçin.

Gjatë një bisede telefonike, thuhet se u është përgjigjur një person tjetër, i cili u ka bërë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe se ndodhet në Serbi duke u mjekuar, ndërsa dokumentet e tij janë gjetur nga policia e Kosovës në makinat e sekuestruara.

Kujtojmë se si pasojë e sulmit të mbrëmshëm nga pala serbe, mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës, ndërsa një tjetër u plagos.

About Redaksia

Check Also

250 vjetori i Shteteve të Bashkuara/ Trump: Ne betohemi se Amerika nuk do të jetë kurrë një vend komunist

Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen …

Leave a Reply