Homazhe në Tiranë për efektivin Afrim Bunjaku i cili u vra nga terroristët serbë

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë po mbahen homaxhe në nder të efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë nga sulmi i terroristëve serbë, teksa ishte në detyrë në veri të Kosovës.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së janë bërë bashkë në sheshin “Nënë Tereza”, ku kanë ndezur qirinjë, në kujtim të polici të rënë në detyrë.

Thirrja për homazhet e sotme në nder të efektivit Afrim Bunjaku u bë përmes postimeve në rrjetet sociale.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …

Leave a Reply