Vuçiç: Fajin e ka Albini

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se sulmi në Banjskë të Zveçanit ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës.

Në një deklaratë mediatike mbrëmjen e së dielës, ai tha se “tre serbë nga Kosova u vranë – dy nga snajperët – dy u plagosën rëndë dhe ka frikë për vrasjen edhe të personit të katërt”.

“Rreth orës 02:46 të natës së sotme, një grup serbësh nga ‘Kosova dhe Metohia’ vendosi dy kamionë si barrikada në Banjskë – në veri të Kosovës. Më pas shkoi policia e Kosovës dhe tentoi t’i largojë ato barrikada. Kishte një konflikt me serbët që vendosën barrikada dhe në atë konflikt mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe një person tjetër u plagos”, tha Vuçiç.

“Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti”. Unë, në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt”, tha presidenti serb.

About Redaksia

Check Also

Kriza në marrëdhëniet mes Donald Trump dhe Giorgia Meloni

Marrëdhëniet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, të cilët deri vonë …

Leave a Reply