Berisha: E mbështes Albin Kurtin! Vuçiç një Sllobodan i ri luftënxitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në emisionin “A Show” ka folur në lidhje me vrasjen e policit shqiptar të Kosovës nga terroristët serbë dhe përgjigjen e policisë së Kosovës, duke vrarë 3 prej terroristëve të armatosur.

Gjatë bisedës në studio, Berisha tha se mbështet Albin Kurtin në vendimet dhe veprimet e tij. Ndërsa për Vuçiçin, Berisha tha se është një Sllobodan i ri luftënxitës.

“Në mënyrë konstante kam qenë dhe jam i mendimit në të drejtën kushtetuese të pakundërshtueshme të të drejtës së autoriteteve të Kosovës të vendosin ligjin në të 4 skajet e atij vendi. E konsideroj mospërmbushje të detyrës nëse nuk e bëjnë këtë.

Mendoj se qeveria Kurti në këtë drejtim ka bërë hapa të duhur. Mund të ishin në vlerësimin tim edhe më të fortë, jo në intimidimin e popullatës serbe, por garantimin e jetës dhe zhvillimit normal të saj, të serbëve dhe shqiptarëve kudo që ndodhen. Kjo për mua.

Kryeministri Kurti ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Nëse sot në komunat e veriut të Kosovës, mungon policia serbe për shkak të luftënxitësit, Sllobodanit të ri që quhet Aleksandër Vuçiç sepse është ai që urdhëroi pa asnjë arsye ligjore, zhveshjen e 500 policëve apo më shumë, që ishin në këto komuna. Kjo nuk do të thotë kurrë që ai mund të marrë peng, as rendin kushtetues as qeverinë e Kosovës.

Përshëndes çdo hap që bëhet në zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës”, – tha gjatë bisedës, kryetari i PD, Berisha.

About Redaksia

Check Also

Belind Këlliçi takohet me Trump: Gjeti kohë për të dëgjuar rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Në një takim historik në SHBA, Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, ish-deputeti dhe ish-kandidati …

Leave a Reply