Ish e dashura, Allison Guerriero, libër për aferën e McGonigal, reagimi…

Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, ka treguar se ka shumë për të thënë për ish zyrtarin e FBI-së në një libër që ajo po shkruan për të.

Allison është shprehur se detajet nuk do t’i ndajë akoma me publikun, por e ka quajtur ish zyrtarin e FBI-së tradhtar të Amerikës dhe armik të saj.

“Kam SHUMË për të thënë për Charles McGonigal por nuk jam gati ta ndaj akoma (duke mbrojtur pronën time intelektuale). Por do të them sot se ndihem si vajza më me fat në tokë që ai tradhtar i keq më la. Ai është armik i Amerikës dhe armiqtë e Amerikës janë armiqtë e mi!” ka shkruar Guerriero.

Allison ishte e para që i dërgoi një email shefit të McGonigal, William Sweeney, i cili ishte në krye të zyrës së FBI-së në Neë York City. Në të ajo tregoi me detaje se si McGonigal shpenzonte për të, shumë më tepër se sa mund t’ja lejonte paga e tij e FBI-së. Ai i jepte asaj dhurata prej 500 ose 1000 dollarë për ditëlindjen dhe Krishtlindjet, madje i jepte dhe personave të pastrehë 100 dollarë në rrugë.

Në emailin që e dërgoi sipas saj duke qenë e dehur, i zbuloi shefit të FBI se kishte vënë re se McGonigal kishte kontakte në Shqipëri. Ajo vuri në dukje se si McGonigal mund të ketë abuzuar edhe me pozitën e tij të besimit, pasi kishtendikuar tek njerëz të tjerë për të lobuar kundër një kundërshtari të kryeministrit shqiptar.

McGonigal akuzohej gjithashtu se ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi të vitit 2017 në Shqipëri me ish-zyrtarin e inteligjencës shqiptare, i cili i kishte dhënë të paktën 225,000 dollarë në tre pagesa të veçanta në para. Sipas Departamentit të Drejtësisë, McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe i kërkoi të bënte kujdes në dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës në vend për kompanitë ruse.

Charles McGonigal, pranoi të premten e kaluar në gjykatën federale të Uashingtonit, se kishte fshehur pagesa sekrete të bëra në drejtim të tij nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply