Një dëshmitar kundër Meconigal për kompaninë kineze që sponsorizoi Ramën

Kongresi amerikan vazhdon të ngushtojë lakun ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Para pak ditësh u raportua se kongresmeni Jim Jordan nga Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve po heton dosjen shqiptare të Charles McGonigal.

Por së fundmi, Kongresi po heton edhe një tjetër aspekt të aferës Rama-McGonigal, ku del edhe lidhja me Hunter Biden, djalin e diskredituar të presidentit amerikan.

Për shkak se tre komisione hetimore të Kongresit janë të fokusuar pikërisht te djali i Biden, kjo gjë do e ekspozojë më shumë skandalin e Edi Ramës me Charles McGonigal.

Sipas gazetës NY Post, Charles McGonigal mund të ketë qenë spiuni i Hunter Biden në FBI gjatë kohës kur po hetohej afera e tij me një kompani kineze të quajtur CEFC.

Madje, gazeta thekson se një ‘dëshmitar i munguar’ i kësaj afere, Gal Luft është gati të ofrojë informacione për spiunin e Hunter Biden në FBI.

Nga arratia, Luft i ka shkruar një letër të hapur tre kongresmenëve republikanë, James Comer, Jim Jordan dhe Jason Smith, të cilët kryesojnë tre komisionet hetimore për shkarkimin e Joe Biden.

Gazeta shkruan se kongresmenët republikanë janë gati ta marrin në pyetje Luft. Kjo edhe për shkak se koha është shumë e përshtatshme sepse tani Kongresi po heton pikërisht lidhjet kineze të Biden.

Po ku lidhet kjo çështje me Edi Ramën?

Lidhja vjen për shkak se bëhet fjalë për të njëjtën kompani kineze ku ishte i punësuar edhe Dorian Duçka, këshilltari hije i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Madje Duçka përmendet edhe në dosjen shqiptare të Charles McGonigal si i punësuar në kompaninë kineze dhe si organizator i takimeve të Charles McGonigal me Edi Ramën.

Kujtojmë se kompania CEFC është e njëjta që ka sponsorizuar një ekspozitë të kryeministrit Edi Rama në Hong Kong.

Po ashtu, këshilltari i Ramës, Dorian Duçka, del në laptopin famëkeq të Hunter Biden. Ky i fundit angazhohet se do e paguajë nga pjesa e tij Duçkën për punën e mirë që ka bërë./Syri.net

About Redaksia

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …

Leave a Reply