Kryetari i PD, Sali Berisha, reagoi pasi ministri i Brendshëm i Kosovës, publikoi pamjet ku tregohet se si nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, udhëheq grupin terrorist në Banjskë.
“Kryeterroristi i Listës Serbe, Milan Radojçiq, në krye të grupit terrorist në oborrin e Manastirit të Banjskës.
Lexoni statusin dhe shikoni videon e Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla,” shkruan Berisha.
Një ditë më parë, një portal boshnjak raportoi se Radojiçic është mes terroristëve të plagosur.
Ai thuhet se po merr trajtim mjekësor në Serbi.