Afera është e para

Nga Luçiano BOÇI

Prokuroria e posacme (SPAK) si institucion i drejtësisë në një sistem demokratik heton ngjarjen kriminale korruptive.

Në ngjarje ka persona me emra konkretë të përfshirë.

Në diktaturë shpesh ishte e kundërta. Hetoheshin e ndiqeshin personat që të gjenin ngjarjen kriminale (politikisht e sajuar).

Sot në SPAK me gjuhë juridike nuk ka një çështje thjeshtë Koka, një çështje Ahmetaj, apo Bllako.

Këto janë përcaktime gazetareske.

Nese hetimi selekton emra të veçantë pa përfshirë të gjithë pjesëmarrësit në skemë, çeshtja e vërtetë mbytet.

Sot çështje janë INCENERATORËT, MCGONIGAL, STERILIZIMI, PORTI I DURRËSIT, TENDERAT SEKRETË, si afera gjigande korruptive ku janë përfshirë emra qeveritarësh e politikanësh dhe institucionesh bashkë me EDVIN RAMËN.

Nën këtë këndvështrim çështja e inceneratorit të Elbasanit nuk mund të deklarohet e mbyllur. Aty ka shumë ujë të zi korrupsioni. As Fieri e as pjesa e deritani e hetuar e Tiranës.

Në fund të fundit janë të gjitha bashkë.

SPAK nuk mund të lajë duart me emrat e disa “armiqve” të pushtetit, për të shpëtuar të tjerë, por duhet të merret direkt me korruptimin kapilar të pushtetit për të përfshirë nga aty të gjithë të implikuarit si grup i vërtetë i strukturuar kriminal.

Unë kam shpresuar e shpresoj që SPAK do të bashkojë të gjithë emrat e këtij PUZZL-i korruptiv për të dënuar aferat në të gjithë përmasat e saj e jo thjesht të niset nga disa emra për të gjetur emra të tjerë.

Pengesat e kapjet politike janë, por koha është tani.

Përndryshe drejtësia ka vdekur njëherë e mirë!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …

Leave a Reply