Avokati i terroristit Radojiçiç, ish gjyqtari i Millosheviçit që dënoi 150 shqiptarë

Avokati Goran Petronijeviq ka lexuar para pak minutash një letër të nënkryertarit të Listës Serbe, Milan Rajodiçiq.

Në atë letër, Radojiçiqi pranoi se ka qenë organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Radio Evropa e Lirë raporton se Goran Petronijeviq ka qenë “vëzhgues” në zgjedhjet e mbajtura javë më parë nga autoritetet ruse në territoret e pushtuara ukrainase.

Një vëzhguese në një qendër votimi gjatë zgjedhjeve lokale të organizuara nga autoritetet ruse në Donjeckun e kontrolluar nga Rusia, Ukrainë, më 9 shtator 2023.

Përgjatë regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviq, ai ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Pejës në Kosovë.

Në atë pozitë, në maj të vitit 2000, ai i ka dënuar 150 shqiptarë të Kosovës me një total prej 1.600 vjetëve burgim nën dyshimet për kryerje të terrorizmit.

Ai është larguar nga pozita e gjyqtarit pas ndryshimeve demokratike të 5 tetorit në Serbi, dhe më pas e ka ushtruar profesionin e avokatit.

Para gjykatës ndërkombëtare, ai i ka përfaqësuar disa klientë nga Serbia, të akuzuar për krime lufte.

Më i famshmi është Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën e Hagës për krime lufte.

Para Tribunalit në Hagë, ai e ka mbrojtur gjithashtu ish-oficerin e ushtrisë jugosllave, Veselin Shlivançanin, i cili është dënuar për krime lufte në Ovçara afër Vukovarit.

Në mesin e gushtit, Petronijeviq ka njoftuar për një iniciativë për ta mbrojtur Millorad Dodikun, presidentin e entitetit Republika Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.

Më herët Prokuroria e Bosnjës ka ngritur aktakuzë kundër Dodikut për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt.

About Redaksia

Check Also

Çfarë fshihet pas dëshirës së mistershme të Rusisë për të negociuar?

Agjencia “Reuters”, duke iu referuar burimeve të saj në Kremlin, solli lajme bombastike nga Moska. …

Leave a Reply