Berisha: Edi Rama me padronin e tij, Vuçiç, ka vetëm një plan: Zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama me Aleksandër Vuçiç, padronin e tij, ka vetëm një plan: zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës. Berisha tha se, dënon me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime.
“Çfarë fshehin këto qëndrime? Edi Rama me Aleksandër Vuçiç, padronin e tij, ka vetëm një plan: zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës.
Nëse veriu do të shkëputej nga autoriteti i institucioneve legjitime të Kosovës, vetëkuptohet që kjo do ishte një fazë e parë për një status sui generis që do përfundonte në aneksim dhe ndarje të Kosovës.
Fatmirësisht, kjo përpjekje e këtij grupi qeveritarësh të inkriminuar në shkallën më të lartë, Aleksandër Vuçiç, një kryeministër i cili është i implikuar direkt në gjenocidin ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve në luftën e fundit, një president me lidhje kokë e këmbë me Belivukun dhe belivukët e tjera.
Edi Rama, një kryeministër famoz për korrupsionin transnacional, Edi Rama një kryeministri lidhur me belivukët shqiptarë, me të gjitha bandat, me Bajrët, me Pëllumb Gjokën.
Meqë jam te Bajrët, kërkoj hetimin e udhëtimeve të Taulant Ballës me Pëllumb Gjokën në Itali. U bëj thirrje autoriteteve italiane të bëjnë publike udhëtimet e Ballës me Kolombo Gjokën.
Edi Ramë është kryeministri i Belivukëve shqiptarë dhe armiqësia e tyre me Albin Kurtin, është genuine për faktin e vetëm se ai është i zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës, i palidhur me asnjë Belivuk apo Kolombo të Edi Ramës. Në këtë kontekst, dënoj me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply