Studentët: Të jetosh në Tiranë si student kushton të paktën 700 mijë lekë në muaj!

120 mijë të rinj (ri)nisin jetën studentore e cila ka jo pak sfida. Një prej tyre është përballimi i shpenzimeve, duke nisur nga ushqimi, akomodimi dhe kërkesa të tjera bazë për një student.

“Faktoje.al” bisedoi me Afize Nelajn nga Vlora, studente e Departamentit të Gazetarisë, e cila rrëfen se sa është kostoja e jetesës në një muaj.

I vetmi përfitim nga karta e studentit është marrja e abonesë falas, gjë e cila është mundësuar vitin e kaluar. Për pjesën tjetër, nga lista e shërbimeve të tyre, janë ato që ofrohen nga subjekte private, si spitalet, SPA, apo qendrat e turizmit. Nuk ofrohet ulje në menca, por në ndonjë bar kafe. Mirëpo, janë ulje të papërfillshme do thosha, variojnë nga 5%-20%”- rrëfën studentja.

Sipas saj, kostoja për blerjen e librave është e lartë dhe karta e studentit nuk ofron ulje.

“Librat që ne na duhen për shkollë mund t’i gjejmë te libraria në Bllok, por atje nuk përfitojmë ulje. Minimalisht një libër fillon nga 1500 deri në 2500 lekë. Unë që kam programin e gazetarisë, në një semestër bëj 12 lëndë dhe për një lëndë mund të detyrohem që të marr edhe 3-4 libra. Nuk kam ulje dhe detyrohem ose t’i marr nga studentë të viteve të kaluara, ose t’i printojmë kur kemi të drejtën për ta bërë këtë”-tregon Afizja

Ajo thotë se kanë propozuar një zgjidhje për të reduktuar sadopak kostot

“Një zgjidhje alternative që ua kemi bërë si kërkesë edhe pedagogëve është që një libër ta blejmë 3 studentë. Kjo është shumë e vështirë, sepse ti duhet të koordinosh edhe kohën për të studiuar, sepse më pas do e marrë librin studenti tjetër”, vijon ajo.

Shpenzimet për libra janë vetëm një pjesë e kostos së një sutdenti në Tiranë. Edhe më sfiduese është të përballosh qiranë, në rastin kur studentët nuk qëndrojnë në konvikt.

Unë jetoj me motrën në zonën e Kombinatit dhe paguajmë 30 mijë lekë në muaj për qiranë. Është e vështirë për një student, sepse duhet të llogarisësh edhe ujin, dritat, ushqimet, transportin, librat”, tregon studentja.

Nga një përllogaritje e shpenzimeve së bashku me Afizen, fatura për muajin tetor do të shkojë 700 mijë lekë të vjetra. Ku 300 mijë lekë shkon për qiranë, 200 mijë për ushqimet, mbi 100 mijë lekë për librat, rreth 100 mijë lekë për telefon, internet, drita dhe ujë.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply