Viti i ri akademik i gjen universitetet shqiptare në ditën më të zezë!

Nga Ina ZHUPA

Vit të mbarë akademik pedagogëve, studentëve dhe stafeve universitare.

Viti i ri akademik e gjen situatën e universiteteve shqiptare në ditën më të zezë, ku abuzuesit janë në krye të sistemit arsimor.

Ministrja e re Manastirliu është e vjetër në abuzime, mjafton të shikosh raportet e KLSH, dhe hetimet e nisura nga SPAK, për të kuptuar se cili është modeli i saj i menaxhimit.

Një pjesë e rektorëve në detyrë të universiteteve publike janë në ndjekje penale, duke u hetuar për abuzime të ndryshme, nga korrupsioni, mitmarrje, koncensione, abuzim me fondet etj.

Pedagogët vazhdojnë të keqpaguar edhe shumē larg trajtimit me dinjitet në hierarkinë e pagave.

Studentëve ju vihet laku në fyt, me kontrata detyruese dhe shkelje te drejtave, me tarifat me te larta ne rajon, me kushtet më të papërshtatshme, me mungesën e laboratorëve, teksteve cilësore, praktikën konkuruese. Studentët nuk janë mbështetur me asnjë politikë qeveritare në këto 10 vite.

200 vende më poshtë se 2022 në rankim është rezultati i politikave që vetëm e dëmtojnë arsimin dhe i bëjnë studentët të ikin nga sytë këmbët. Kërkimi shkencor ngelet ëndërr e larg, ku pa buxhete dhe politika nxitëse, asnjë progres nuk mund të bëhet.

Si deputete me profesion pedagoge, edhe si anëtare e komisionit të edukimit nuk do rresht të kërkuari llogari, të kërkuari buxhete më tē larta për arsimin, mbështetje për studentët, fonde për kërkimin shkencor dhe arsim cilësor që i përgjigjet nevojave të kohës.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply