Rama kërkon të emrojë njeriun e tij në krye të krye të grupit parlamentar të PD, ndërkohë që nuk pranon të votojë në Kuvend rezolutën për Kosovën. Paralajmërimi ësjtë bërë nga Kryetari i PD, Sali Berisha.
“Rezoluta e paraqitur me mocion për Kosovën me urdhër të Ramës e kanë hequr nga rendi i ditës, sepse i diskredituar ai nuk pranon të ketë një diskutim të hapur për situatën shqetësuese në Kosovë të krijuar nga Beogradi dhe padyshim Rusia.
Nga ana tjetër ka të dhëna se ai po përgatit atentatin më të rëndë në historinë 32-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar. Po përgatitet të marrë përsipër përdorimin e votave për t’i emëruar opozitës përfaqësuesin e saj.
Opozita është e vendosur të qëndrojë në të drejtën e saj si opozitë dhe në mbrojtje të opozitarizmit. Në mbrojtje të votës të të gjithë atyre që votuan kundër kësaj qeverie. Në mbledhje u diskutuan dhe çështje të tjera. Ramë në ujdi për të gjitha qëndrimet dhe mund t’ju them se ishte një mbledhje shumë e frytshme”, tha Berisha.