Banditizëm ndaj medias

Nga Luçiano BOÇI

Goditja e gazetarit Gjergj Zefi pason aktet e disata të ekzekutuara ndaj gazetareve dhe ndaj lirisë së medias.

Më i saktë do të ishte termi “liri e disa zërave mediatikë”, pasi fatkeqësisht liria e medias sot është e marrë peng në bodrumet kryeministrore, në “ministrinë”e atjeshme de fakto “të propagandës”.

Zërat që dalin nga linja nëse nuk joshen intimodohen, përçmohen publikisht ose goditen me leva, me aksidente, me incidente e lloj-lloj “artesh”.

Banditizmi sundon kudo dhe dhuna ndaj së vërtetës bën ligjin.

Të gjithë e dinë se pas çdo sulmi ndaj gazetarëve të lirë është pushteti.

Gishti drejtohet tek frymëzuesi i dhunës: Kryeministri.

Rasti i Gjergj Zefit ndjek dhjetra rastet e tjera të goditjes së zërave të lirë të medias, për shkak të raportit me të vërtetën.

Pamjet brutale të shembjes së Prestige resort për të detyruar grupin mediatik të kthehej në vasal të pushtetit janë ende të freskëta.

Levat ndaj Elvi Fundos akoma dhembin.

Trajektorja e pushtetit dhe të veglave të tij në sulmet e tij, ndaj medias së lirë me qëllim kontrollimin e saj dhe mbytjen e së vërtetës, kanë qenë solide dhe të vazhdueshme gjatë këtyre 10 viteve.

Lista është e gjatë:

Para ketyre Telnis Skuqit qe zbuloi trafikun e drogës në Gjirokastër, Rama i çoi dhuratë si mesazh nëpërmjet shefit të policisë, kokën e dashit të therur.

Gert Xhajën e degdisën larg vendit për shkak të denoncimeve

Alida Totën e larguan me urdhër politik si redaktore.

Gazetarëve të Publikus i anulluan emisionin se ata zbuluan vrasjen e Ardit Gjoklajt.

E me pas rastet e Syri net, rastet e Anila Hoxhës, Klodiana Lalës, Ronaldo Sharkës, Ergys Gjencajt, Fjona Çelës, Isa Myzyrajt, Besarta Demushajt, por dhe të Ambrozia Metës e Klevin Mukës, dëshmojnë agresivitetin e vazhdueshëm të Ramës e pushtetit të tij për të sulmuar median e gazetarët kritikë të qeverisë.

Sot media do mbështetje, solidaritet dhe frymëzim për të shpërndarë të vërtetën.

Gjergji, Elvi, Ambrozia, Klodiana e shumë të tjerë duhen inkurajuar e mbështetur.

E VERTETA rrëzon REGJIME!

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …

Leave a Reply