Jazidët: Unicitet dhe persekutime të një populli të shtypur

Deri më 2018 shumë as nuk e njihnin ekzistencën e jazidëve. Caktimi i Nobelit për paqen për jaziden Nadia Murad i ka bërë të njohur botës ndodhitë dramatike të këtij komuniteti të vogël, viktimë e një dhune sistematike.

Komuniteti jazid është i vendosur kryesisht në Irakun verior, me prani më të kufizuara në Siri, Iran, Turqinë jugore dhe Kaukaz (Armeni dhe Gjeorgji). Burimi i shkruar më i lashtë që flet për praninë e popullit jazid është i shekullit të XII, Kitāb al-Ansāb (Libri i gjenealogjive) së ‘Abd al-Karīm al-Sam‘ānī, një gjenealogist arab. Në tekst përmendet prania në rajonin Ḥulwān (në Irakun verior midis lumenjve Tigër dhe Zab i Madh, në verlindje të Mosulit) e një komuniteti të quajtur al-Yazīdiyya. Burimi citon edhe praninë në të njëjtën periudhë të Adī ibn Musāfir al-Umawī, një sufi që rrjedh nga familja kalifore e Umajadëve, që nga Bagdadi u transferua në Lālīsh, fshat iraken i ndodhur në veriperëndim, duke themeluar një zawiya (bashkëvëllazëri religjioze myslimane). Sheikh ‘Adī (1078 – 1162), siç quhet nga jazidët, është një figurë e rëndësishme pasi reformoi një kult të pranishëm në religjion, jazidizmin, duke i dhënë stabilitet teologjik të njëjtës. Sheikh ‘Adi është bërë për këtë një figurë jashtëzakonisht e rëndësishme në panoramën jazide, aq sa varri i tij në Lālīsh është objektiv pelegrinazhi.

Personalitet tjetër religjoz i rëndësishëm për popullin jazid, i dyti pas Sheikh ‘Adi, është ai i Hasan ibn Sheikh ‘Adī II (1196 – 1254). Përveç se shkroi një tekst mistik të rëndësishëm për popullin jazid, Librin e Iluminacionit (Kitāb al- Jilwa li-Arbāb al Khalwa), ai arriti ta zgjerojë popullin jazid midis grupeve kurde. Duke përfituar nga rivaliteti midis zanghidëve dhe ajubidëve, jazidët arritën të pushtojnë rajonin Sinjar. Sheiku u arrestua, duke u burgosur dhe ju pre koka në Mosul në vitin 1254. Falë veprës së madhe të predikimit, Sheikh ‘Adī arriti t’i konvertojë shumë kurdë në jazidizëm, që u bë pjesë përbërëse e kulturës së komunitetit nën udhëheqjen e tij. Pasuesit e Sheikh ‘Adi, duke filluar me djalin e tij Sheikh Sharaf ad-Dīn (1215 – 1258), arritën ta zgjerojnë si religjonin jazid duke arritur deri në Sulaimaniyah (në afërsitë e kufirit me Iranin aktual), Antioki dhe në Turqinë juglindore midis Diyarbakir dhe Sīrt, duke arritur në fundin e shekullit të XIV ta shpallë jazidizmin religjon zyrtar të principatës së pavarur Jazīrah. Figurë tjetër e shquar jazide është Mîr Alî Beg, një princ i jetuar midis fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të atij të XX, i nderuar pse kishte refuzuar të hiqte dorë nga besimi i tij jazid dhe pse kishte të luftuar për të drejtat e popullit të tij. Mauzoleumi i tij në varrezat e fshatit Ba’adrê është sot objektiv pelegrinazhi.

Është pikërisht jazidizmi që i jep identitet pikërisht këtij grupi njerëzor. Është një kult paraislamik monoteist i veçantë, që përzien elementë të manikeizmit dhe të mazdeizmit me ato të islamikëve, sidomos me shiizmin dhe sufizmin, me judaizmin kabalistik dhe kristainizmin nestorian. Jazidët kanë një zot fillestar, Khude, që ka krijuar veten dhe universin, duke u shfaqur në Shtatë Engjujt: Darda’il, Jībra’îl, Israfîl, Nura’îl, Ezra’îl, Shemna’îl dhe Azrael. Khude nuk merr pjesë në ndodhitë njerëzore, duke i deleguar Shtatë Engjujve të tij, që nëpërmjet kredencës së transmigrimit të shpirtërave, mishërohen tek sheikhët (priftërinjtë). Humanizimi i parë i tyre ka ndodhur në mishërimin e shtatë sheikhëve të mëdhenj kryesues të grupit. Kështu Darda’il është mishëruar tek Sheikh Ḥasan, Jībra’îl tek Sheikh Abū Bekir, Israfîl tek Sheikh Shams al-Dīn, Nura’îl tek Sheikh Fakhr al-Dīn, ‘Ezra’îl tek Sajadīn, Shemna’îl tek Sheikh Nasr al-Dīn, Azrael tek ‘Adī ibn Musāfir al-Umawī. Këta Shtatë Engjuj paraqiten në po aq simbole të quajtur sanjaq, domethënë shëmbëlltyra të shenjta, që për jazidët nuk janë idhuj, por simbole të fesë së tyre. Sanjaq kujton një shandan, është në bronz apo në tunxh dhe formohet nga një bazë mbi të cilën ngrihet një zog. Midis Shtat Engjujve, i pari në dinjitet është Azrael, një engjëll që paraqitet nën pamjen e një palloi dhe për këtë qyuhet Tawsi Melek, të cilin Khude e urdhëroi të zbresë në Tokë për të vënë në rregull kaosin fillestar.

Qenia e parë njerëzore, Adami, krijohet nga të gjithë “Shtatë Engjëjt e Mëdhenj”, çdo njeri prej të cilëve i ka dhënë një sens fizik. Pasi kjo qenie e parë njerëzore ishte vetëm një grumbull mishi pa jetë e pa shpirt, qe Tawsi Melek ai që i transmetoi shenjat e jetës. Me bërjen e njeriut, Khude e urdhëroi Tawsi Melek të ulej në gjunjë, por engjëlli, prej devocionit ekskluziv ndaj vetë Zotit, refuzoi. Por Zoti vetëm e kishte vënë në provë engjëllin e tij, që u vlerësua me detyrën e mbajtjes së Tokës. Transmetimi oral pavarësisht atij të shkruar, ka krijuar mite në religjonet e tjera. Kështu, interpretime nga ana kristiane dhe myslimane, i kanë caktuar këtij engjëlli rolin e përkthyesit të vullneti të Zotit dhe për këtë u ndëshkua. Vetëm pasi qau mijëra vite, Tawsi Melek u fal nga Khude që i caktoi detyrën e qeverisjes së njerëzve. Ky konceptim i cakton jazidëve kualifikimin e një engjëlli të rënë, domethënë atë të “adhuruesve të djallit”. Megjithatë, për jazidët jo vetëm që ekziston Ferri, por edhe figura e një entitet keqdashës që i kundërvihet një entiteti të mëshirshëm jo të plotësuar në kultin e tyre.

Për shkak të unicitetit të tyre dhe pavarësisht se janë një popull paqësor, që ka vendosur të mos bëjë asnjë lloj prozelitizmi, populli jazid është persekutuar gjithmonë. Jazid je vetëm nga lindja dhe është e mundur të martohesh unikisht me jazidë të tjerë, përjashto përjashtimin permanent nga komuniteti. Në ndryshim nga të gjithë popujt e tjerë në faqe të Tokës, që rrjedhin si nga Adami, ashtu edhe nga Eva, jazidët besojnë se ata rrjedhin vetëm nga Adami. Komuniteti jazid ka një nivel hierarkik të tijin. Niveli më i lartë në hierarkinë politiko – religjoze zihet nga mīr (emiri) që qëndron në Ba’adra (65 kilometra në veri të Mosulit). Posti i tij është i trashëgueshëm. Pas mīr është autoriteti religjoz që përfaqësohet nga Baba Sheikh, Maestro, që emërohet nga mīr. Ky shef fetar qëndron në oborrin e brendshëm të vendit të shenjtë të Sheikh ‘Adi në Lālīsh dhe përfaqëson autoritetin e pagabueshëm në interpretimin e Shkrimeve të Shenjta. I asistuar nga pesh imam (edhe ky i emëruar nga mīr), ai kryeson të gjitha ceremonitë dhe ritualet. Nën të janë qytetarët/besnikët e zakonshëm që kompletojnë komunitetit të Engjëllit Pallua.

Një seri ndalimesh, lejesh, rregullojnë përditshmërinë e komunitetit. Midis ndalimeve, ai absolut është tashmë i përmenduri ndalin i lidhjes martesore jashtë komunitetit jazid, por edhe ai i emërimit të satanait dhe i ngrënies së ushqimeve të caktuara. Midis lejeve janë lutja e përditshme për t’u kryer dy herë, abdeset e shenjta, synetllëqet jo të detyrueshme, por të pranuara. Midis detyrimeve, më i madhi është ai i pelegrinazhit të detyruar të paktën një herë në jetë në vendin e shenjtë të Lālīsh. Si prej unicitetit, ashtu edhe prej rëndësisë gjeoekonomike dhe gjeostrategjike të territoreve që zënë, jazidët kanë jetuar prej shtypjes dhe persekutimeve të gjithmonshme, pavarësisht se janë një popull paqësor, që ka vendosur të mos bëjë asnjë lloj prozelitizmi. Territoret e banuara nga jazidët janë gjeopolitikisht të rëndësishme. Pjesa e lartë e maleve të Jebel Sinjar përfaqëson një avampost efikas strategjik, pasi mundëson kontorllin e ultësirës midis Sinjar dhe Mardin. Orografia nga brenda vargmalit i mundëson jazidëve që zënë toka pjellore dhe të pasura me burime ujore. Aktualisht zbulimi i vendburimeve petrolifere dhe kërkimi i autonomisë politike së komunitetit i ka komplikuar më pas akoma më shumë “gjërat”. Atëhere, ja që motiveve religjoze ju shtohen ato ekonomike dhe politike, duke krijuar një përzierje armiqësie të hapur ndaj komunitetit jazid.

Historia e përcjellë nga jazidët tregon për 74 masakra. Studiuesit e “Yezidi Truth” kanë vlerësuar se në 700 vitet e fundit janë masakruar nhga myslimanët dhe nga të vetëshpallurit armiq të 23 milion jazidëve. Këto 74 masakra masive janë quajtur nga jazidët firmān, koncept i rrjedhur nga persishtja farmân, që nënkupton dekret apo urdhër (në arabisht fatwā), përderisa pjesa më e madhe e episodeve masakrues janë kryer në vijim të një fatwā nga ana e ndonjë guide religjoze të fondamentalizmit islamik. Masakra e parë e madhe e popullit jazid realizohet gjatë pushtimit mongol të shekullit të XIII. Kur Hulagu Khan pushtoi Lindjen e Afërt, mongolët i masakruan jazidët e Mosulit (1261 – 1262), duke shkatërruar vendbanimet e tyre në Sinjar. Për mongolët, jazidët qenë fajtorë pse patën ndaluar avancimin e tyre duke bashkëpunuar ushtarakisht me turqit. Këtë firmān të parë e pasuar të tjera nga ana e autoriteteve persiane, osmane dhe turke. Kur kreu tribal kurd Jalal al-Dīn Muḥammad në vitin 1414 përqafoi islamizmin, emetoi një fatwā kundër ish shokëve të tij të fesë. Duke realizuar një firmān të madh që përcaktoi vrasjen e jazidëve në distriktin e madh komunitar të grupit, Sheikhan, bashkë me shkatërrimin e vendit më të madh shenjtor, atë të Lālīsh, që ruante mauzoleumin e Adī ibn Musāfir al-Umawī.

Në vitin 1514 Perandoria Osmane inkorporoi me dhunë territoret kurde në provincën Diyarbakir. Gjatë luftës osmano – safavide (1603 – 1618), e luftuar midis Persisë safavide dhe Perandorisë Osmane të Ahmedit të I, shumë jazidë u përfshinë në vrasjet masive. Duke zënë rangun më të ulët të grupeve jomyslimane, ekzistenca e tyre qe gjithmonë e kompromentuar. Kur në vitin 1885 jazidët i detyruan nga Perandoria të derdhin taksa të majme, ata u rebeluan duke përcaktuar një firmān të ri. Në këtë rast u detyruan të gjithë të konvetoheshin në islam dhe çdo territor i tyre të islamizohej, përfshi vendin e tyre të shenjët Lālīsh, që u transformua në një shkollë islamike. Me rënien e Perandorisë Osmane, në Irakun e mandatit britanik persekutimi përfundon, pasi komunitetit jazid i njihet specificiteti i tyre si pjesë e rajonit kurd të vendit. Falë një marrëveshje të sanksionuar në Memorialin e Sheikhan komuniteti jazid ripaqëtohet nga brenda, pasi i tronditur nga luftërat midis krerëve të klaneve të ndryshme.

Me pavarësinë irakene megjithatë jazidët rikthehen të marxhinalizohen dhe të diskrimimohen socialisht, kulturalisht dhe politikisht si në erën monarkike, ashtu edhe në atë republikane. Në vitin 1968, kur Partia Ba’th (1968) merr pushtetin shtetëror, kushtet e komunitetit jazid përkeqësohen më tej, pasi është zbatuar projekti i arabizimit dhe islamizimit të të gjithë shtetit. Shkatërrimi i fshatrave të tërë jazidë, shkak për të mbijetuarit e vrasjeve në eksod të madh dhe krijimin e kampeve të refugjatëve. Një persekutim i ri i madh vjen midis 1987 dhe 1988 kur presidenti iraken Saddam Hussein vendos që t’i klasifikojë përfundimisht si arabë dhe ekuilibrat etnike e zonave të rëndësishme strategjike dhe ekonomike të veriut të vendit, krejtësisht të arabizuara dhe të “irakenizuara” nga diktatori. Nis kështu edhe një diasporë e madhe europiane e komunitetit jazid.

Në boshllëkun e krijuar menjëherë pas rënies së regjimit të Saddam Hussein (2003), fondamentalizmi islamik i Tanzim al-Qa’ida nis një fushatë urrejtjeje kundër jazidëve, e tillë sa të vendosë në rrezik vetë mbijetesën e komunitetit të tyre. Shkatërrimi i komunitetit jazid propagandohet nëpërmjet volantinëve, ku premtonin premio hyjnore kujt vriste “adhuruesit e djallit”, te zyrtarizuar nëpërmjet një fetvaje që kërkonte shfarosjen e meshkujve të komunitetit dhe skllavizimin e grave të tyre. Rikthehet shtytësi fetar në shfarosjen e jazidëve, duke mbetur edhe ai ekonomik e politik. Fillojnë kështu një seri atentatesh që dhjetojnë komunitetin jazid. Midis këtyre në serinë e 14 gushtit 2007, kur 4 sulme vetëvarasës të kombinuara midis tyre vrasin 796 jazidë dhe plagosin 1562 në Kahtaniya e në Jazeera të provincës Niniveh.

Me shfaqjen e ISIS komuniteti jazid bëhet një prej objektivave më të dëshiruara të milicëve të të sapolindurit Shtet Islami (al-Dawla al-Islāmiyya). Është firmān i madh i 74, që fillon dy muaj pas shpalljes së Kalifatit të ndodhur në gushtin e 2014. Strategjia e Kalifatit ka parashikuar vrasjen e jazidëve më refraktarë ndaj konvertimit në islam, kapjen dhe “rinovimin” pasues të islamit dhe për shkak të Shtetit Islamik i meshkujve më të dorëzuar, sidomos i fëmijëve, skllavërimi, sidomos seksual, i grave nga 9 vjeç e lart. Nëse vrasja masive e meshkujve është përdorur si strategji ushtarake e xhihadistëve si për të asgjësuar të tashmen e grupit, skllavërimi i grave të tyre ka shërbyer për ta shkatërruar në mënyrë të pashërueshme të ardhmen e komunitetit jazid. Vian Dakhil, parlamentar jazid i Partisë Demokratike Kurde, në një seancë të Parlamentit iraken ka denoncuar publikisht shfarosjen e popullit të tij nga ana e milicëve të Shtetit Islamik, duke i drejtuar një apel komunitetit ndërkombëtar.

Presidenti amerikan Obama vendos të ndërhyjë duke çuar në shpëtimin e jazidëve që kanë arritur të fshihen në malin Sinjar. Që ka bërë publike dramën e grave jazide janë në fakt dy të reja që kanë arritur t’i shpëtojnë skllavërisë, Lamiya Aji Bashar dhe Nadia Murad, të dyja që kanë përfituar Çmimin Saharov 2016 nga Parlamenti Europian për Lirinë e Mendimit. Nadia Murad merr edhe Çmimin Nobel për Paqen në 2018 për përpjekjet e bëra për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si armë lufte dhe konfliktit të armatosur (bashkë me Murad merr çmimin edhe Denis Mukwege, mjek kongolez që kuron viktimat e shumta të dhunës seksuale në vendin e tij). Në nëntorin e 2015, luftëtarë jazidë të ndihmuar nga milici kurde kanë arritur ta çlirojnë territorin e Sinjar nga Shteti Islamik. Në vitin 2016, Parlamenti  Europian dhe Kombet e Bashkuara e klasifikojnë masakrën jazide të vitit 2014 si genocid.

(nga StoriaInRete)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

 

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply