Batoni vlerëson deklaratat e Ramës për Kosovën: Ka vizion, të tjerët janë fashista

Gazetari Baton Haxhiu tha në “Pressing” në T7, se ekziston një grup që ka hyrë në rrugë fashiste, sipas tij ata janë “patriotë të tastaturës”.

“Patriotët e tastaturës kanë hyrë në rrugën fashiste të dikursit. Sa e randë do të jetë për neve që ky diskurs fashist i këtij grupacioni po e zhvendos shoqërinë kosovare nga një shoqëri të lirë, në shoqëri të diktuar nga ky grup”, tha ai.

“Për dallim prej të gjithë këtyre që kanë gjuhë fashistë, të pamatur dhe të paedukatë në debatet publike, Edi Rama e ka një vizion, mund të mos pajtohesh me të, por jo ta ndërtosh diskursin e tillë që ta shpallësh dikënd më shumë mik të Vuçiqit sesa të Kosovës”, tha Haxhiu në “Pressing”, transmeton Express.

“Po flasim për një njeri i cili në Këshillin e Sigurimit e çoi lartë kartën e OKB-së dhe para gjithë botës e tha gjënë më të rëndësishme, po flasim për një njeri që angazhohet shumë për Gjykatën Speciale. Një njeri që e refuzon rezolutën e BE-së”.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i FBI mashtron Amerikën dhe botën për atentatin ndaj Trump

Donald Trump u godit në veshin e djathtë nga një prej plumbave të atentatorit Thomas …

Leave a Reply