Koncesioni i Butrintit, Zhupa: KLSH ndryshoi qëndrim pas kërcënimit nga ministrja

Deputetja e PD, Ina Zhupa në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës për Butrintin në Gjykatën Kushtetuese u shpreh se, Avokati i Popullit nuk i ndryshoi parashtrimet e tij.

Zhupa u shpreh se nga ana tjetër, KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit), ka ndryshuar qëndrim, sipas saj, pas presioneve dhe një komunikimi me Elva Margaritin. Ajo shtoi se gjykimi për Butrintin do të vazhdojë dhe se kjo çështje do të fitohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Avokati i Popullit i qëndroi qëndrimit të vetë dhe nuk i ndryshoi parashtrimet e tij. Jam e zhgënjyer dhe dua të di presionet që janë ndërmarrë ndaj KLSH që ka humbur sot çdo besim si organ i pavarur nga qeveria.

Pa ndryshuar asnjë gërmë, KLSH ndryshoi qëndrim sepse kështu ka folur me Elva Margaritin. Ky ishte thjesht një kërcënim dhe rrugë jo ligjore për të ndryshuar qëndrimin e KLSH-së. Gjykimi do të vazhdojë, kemi afat deri në 8 tetor. Butrinti do të fitojë dhe GJK do jetë deri në fund para provave dhe fakteve sesi është rrezikuar trashëgimia jonë.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashki: Parlamenti dështoi me Reformën Zgjedhore

Deputeti Oerd Bylykbashi tha në Parlalment se Partia Socialiste e mohoi reformën zgjedhore dhe e …

Leave a Reply