Video/ Berisha: Rama, ky mbështetës i verbër i serbomadhisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, publikoi një video nga fjala e tij në Kuvend, ku komentoi faktin se një gazetar i njohur gjermane, e krahasonte Edi Ramën me ish-kryeministrin serb, Nikolla Pashiq.

“Rama, mbështetës i verbër i serbomadhisë cilësohet si Pashiqi i dytë i Serbisë!”, shkruan Berisha.

“Edi Rama, nga dita që edhi në pushtet gjer në datën 25 shtator, u bë avokat kryeson i të gjitha projekteve të serbomadhisë. U bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar sa vetë Aleksandër Vuçiç.

Edi Rama, pasi dështoi në projektin e copëtimit dhe ndarjes së Kosovës, si argat i Vuçiçit u angazhua me të gjithë potencialin e tij për projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur.

A ka argat më të shpifur më të shpërfytyruar se ky. A ka albanofob me të madh në historinë shqiptare se Edi Rama”, deklaroi Berisha në Kuvend.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …

Leave a Reply