Rezoluta e Ramës për Kosovën kundër BE-SHBA: Hetimin e sulmit ta bëjë Serbia, jo Kosova

“RD”

Rama ka paraqitur një rezolutë në Kuvend për Kosovën si kompensim i rezolutës së kërkuar prej ditësh nga PD dhe që mbahet e blokuar nga shumica.

Por, ajo që vihet re në draft rezolutën e Ramës është fakti se ai del hapur kundër BE dhe SHBA për hetimin e sulmit terrorist në Kosovë, të cilin Rama e quan sulm luftënxitës, por jo akt terrorist sikurse shprehet BE.

Rama dekl hapur kundër BE, e cila kërkon që hetimet për këtë sulm terrorist kundër Kosovës të bëhen nga Kosova dhe që Serbia të bashkëpunojë pa kushte. Rama kërkon që hetimet të kryhen nga Serbia duke i bërë një tjetër shërbim Vuçiçit.

artia Socialiste ka miratuar një rezolutë për dënimin e sulmit me armë në veri të Kosovës, Banjskë, ku një grup i armatosur hapi zjarr ndaj Policisë. Për pasojë nga sulmi mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në rezolutën në fjalë shprehet shqetësimi për situatën e krijuar pas sulmit.

Mes të tjerash në rezolutë thuhet se Serbia të heqë dorë nga veprimet armiqësore e luftënxitëse. “Serbia të hapë hetim serioz ndaj të gjithë organizatorëve”, citohet në rezolutë.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Në 8 vitet e qeverisjes së PD janë bërë vetëm 26 përjashtime, PS vetëm në një sesion përjashtoi 46 deputetë

Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se, në 8 …

Leave a Reply