Inceneratori i Elbasanit, lirohet nga akuzat Alqi Bllako, dënohet me 5.8 vite burg Lefter Koka

ish-deputeti Alqi Bllako është liruar nga akuzat për rastin e inceneratorit të Elbasanit, por vijon të mbetet në burg për shkak të akuzave që ka për aferën e inceneratorit të Fierit.

Ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg për akuzat lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Koka shpallet i fajshëm për akuzat e korrupsion pasiv dhe pastrim parash, dhe i pafajshëm për akuzën për shpërdorim detyre.

GJKKO ka dhënë sot dënimin edhe për Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan, të cilët akuzohen për përfshirje në aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Gjykata vendosi të dënojë Zoton dhe Mërtirin me nga 6 vite e 8 muaj burgim, nga 10 vite, pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar.

Nga ana tjetër Gugallja është dënuar me 4 vjet e 8 muaj nga 7 vite që kërkoheshin fillimisht për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Po ashtu gjykata ka vendosur dënimet për Pëllumb Abeshin- 2 vite e 8 muaj, Jonida Zeqon- 2 vite e 8 muaj, Serafin Papën me 1 vit e 4 muaj dhe Bardhyl Cabirin me 2 vite burgim.

About Redaksia

Check Also

Balliu: Dumani pse nuk e arreston këtë vemjen Veliaj që ka një mal me prova?

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu në protestën kundër vjedhjeve të kreut të bashkisë …

Leave a Reply