Trafikanti i drogës në krye të Policisë Rrugore!

Kreu i Policisë Rrugore Altin Qato ka emëruar gjatë ditëve të fundit efektivin Julian Balliu në krye të njësisë speciale rrugore për Autostradën Milot-Morinë .

Rezulton se Julian Balliu është një personazh shumë i njohur edhe për vetë Policinë e Shtetit pasi vetë kolegët e tij e kërkonin për ta arrestuar pak vite më parë për trafik droge.

Në kërkim për trafik droge , Julian Balliu emërohet në krye të Policisë Rrugore për Milot-Morinë , mori edhe shokun me vete

Burime bëjë me dije se Balliu ka marrë në të njëjtën njësi tashmë edhe tre miqtë e tij që i ka patur në Lushnje në kohën kur u shpall në kërkim nga policia për trafik të lëndëve narkotike.

Po në atë kohë, bëhet fjalë për vitin 2018, të paktën kur është bërë denoncimi në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Krimet e Rënda e po e hetonin për një ngarkesë droge prej 2.5 ton hashash, e cila kaloi nga Porti i Durrësit dhe u kap në Ankona të Italisë.

Pas denoncimit  të rastit, Ministria e Brendshme ka reaguar duke e pezulluar nga detyra dhe duke shpallur në kërkim ish efektivin e policisë të implikuar në pazare droge.

Balliu, nga një i kërkuar për pazare droge merr detyrën e rëndësishme nga drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato.

Balliu ka mbajtur edhe detyra të tjera të rëndësishme, si në policinë e Lushnjes si shefi i qarkullimit rrugor.

About Redaksia

Check Also

Opozita ka vetëm një synim, rrëzimin e Edi Ramës, fitoren mbi narkoshtetin!

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, synimi i vetëm i opozitës është rrëzimi i …

Leave a Reply