Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ky raport ka një mesazh për shqiptarët: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ka farsë. Ai tha se, me Ramën nuk ka zgjedhje, thelbi janë protestat e fuqishme!
“Ky raport ka një mesazh për shqiptarët: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por ka farsë.
Akti i djeshëm në parlament përbënte atentatin më të shëmtuar të narkoshtetit ndaj pluralizmit parlamentar në 32 vite.
Edi Rama tregoi se nuk pranon pluralitetin e vërtetë në parlament dhe në një akt të pashembullt, në mënyrë absolute në asnjë vend tjetër pluralist, merr përsipër t’i caktojë opozitës, përfaqësuesin që don ai.
Siç bëri në zgjedhjet e 14 majit me kryetarin e koalicionit.
Të gjitha këto janë çështje thelbësore të cilave opozita duhet t’u përgjigjet dhe do u përgjigjet.
Thelbi është me protesta të fuqishme dhe përpjekje të tjera komplekse.
Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, nuk ka pluralizëm parlamentar. Ne do i mbrojmë ato”, tha Berisha.
Check Also
Berisha paralajmëron Ramën me një fund të ngjashëm si të Asad
Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për …