Berisha: Ne jemi në përputhje me atë që kemi deklaruar për mbrojtjen e votës

Berisha tha se, ne jemi në përputhje me atë që kemi deklaruar për mbrojtjen e votes. Ai tha se, mbrojtja e votës është një proces.
“Ne jemi zotuar përpara shqiptarëve se do mbrojmë votën. Mbrojtja e votës është një proces. Ne kemi pasur parasysh qëndrimin tonë, që votën nuk e mbrojmë me armë, por ky raport ndërkombëtar, i cili pasqyron një për një çështjet më themelore të këtij libri të zi, kushtuar farsës elektorale të 14 majit, në 690 faqe të tij, dhe ju garantoj se do ketë një vëllim tjetër, për disa gjëra që do ua bëjmë të ditur më vonë, por janë të gjithë për mbrojtjen e votës.
Procesi i mbrojtjes së votës nënkupton vërtetimin e dhunimit të saj.
Procesi i mbrojtjes së votës nënkupton gjetjen e rrugëve për garantimin e votës së lirë.
Pra, në këtë kontekst, ne jemi në përputhje me atë që kemi deklaruar.
Duart e tyre janë prerë, janë në këtë raport. Duart e zeza janë në këtë raport dhe vazhdon beteja”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Veliaj në SPAK/ Boçi: Ekzekutimi penal apo juridik është një pikëpyetje shumë e madhe

Nënkryetari i PD, njëherazi dhe drejtues politik i Qarkut Shkodwr, Luçiano Boçi, u shpreh se …

Leave a Reply