Nga Redin HAFIZI
Elisa Spiropali krekoset me kokoshin e saj që po i bën Shqiptarët të njohur në të gjithë botën. Pra çdo lëvizje në PS është për të bërë kokoshin të dëgjohet dhe Shqiptarët të heshtin. Kokoshi i PS nis e trazon llumin dhe pastaj kur nis të këndojë, pulat duhet ta dëgjojnë dhe kryepulat e komentojnë. Është vetëm një kokosh në Europë dhe të gjithë e shohin se si krekoset edhe kur e vënë të këndojë mbi pleh.
Edi Rama na doli si heroi i ditës kur mediat e paguara nga inçeneratorët nisën të paraqesin foton e tij me shumicën e liderëve të Europës Perëndimore. Rama ishte në tryezë me presidenten e komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentin Macron, kryeministrat e Hollandës, Britanisë së Madhe dhe Italisë, respektivisht, Rutte, Sunak dhe Meloni.
Iniciativa për takimin ishte e dyshes Meloni-Sunak me temën për të koordinuar kundërshtimin ndaj kriminalitetit që gjeneron trafiku i qenieve njerëzore. Në takim mungonte kancelari i Gjermanisë që për hir të së vërtetës sot po akuzohet nga qeverria Italiane se po financon OJQ që mbështesin trafikun e qënieve njerëzore. Pra Gjermania nuk do të jetë pjesë e tryezës për sa kohë që mbështet projektin e skllavërisë moderne përmes trafikut të qenieve njerëzore. Një projekt i tillë e ka zanafillën tek financimet e “Fondacionit për Shoqëri të Hapur”, që George Soros e ktheu në projektin për dyert e shqyera në USA, Britani të Madhe dhe EU. Arsyeja e këtij projekti që në fillim ka qenë diabolik për të krijuar kushtet për kriza të përhershme dhe të kontrolluara nga paratë e trafikantëve që sot mbulohen si OJQ.
Kryeministrja Meloni ishte e para që e denoncoi këtë skandal dhe tani asaj i është bashkuar edhe kryeministri Sunak. Të dy kërkuan me forcë që në Granada të diskutohej zëshëm edhe çështja e trafikut të qenieve njerëzore nën mbulesën OJQ. Megjithatë ata arritën që të bëjnë një takim paraprak për të paraqitur pikat ku duhet të fokusohen që vitin tjetër të diskutohet për rezultate në këtë fushë. Ndërkohë që të gjithë këta liderë e dinë se nuk mund të ketë suksese vitin tjetër nëse Edi Rama nuk mbahet nën kontroll dhe në ndonjë moment edhe nën presion.
Këta liderë e kanë të provuar tashmë se trafikantët Shqiptarë të drogës dhe qenieve njerëzore në Britani, Hollandë dhe Itali kanë arritur të kapin kuota kontrolluese në krimin e organizuar ndërkombëtar duke patur mbështetjen e qeverrisë në Shqipëri. Ata gjithashtu e kanë të qartë se Rama ka arritur mbështetje politike ndërkombëtare nga fondacioni i Soros, por është edhe një individ mjaft ambicioz për të gëzuar pasuritë e tij dhe kjo është e mundur vetëm nëse i garantohet pushteti. Aktualisht Soros është vënë në qoshe të rringut, pra vetëm në Ballkanin Perëndimor dhe siç të gjithë e shohin kjo zonë e Europës po bëhet si terren i konflikteve të shumta dhe një ndër ato është shndërrimi i Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti i Shqipërisë për kufijtë e BE, siç është Meksika për USA.
Takimi për mediat e Ramës ishte një shkëmbim mendimesh, si i barabartë mes të barabartëve. Ndërkohë që e vërteta e takimit është presioni, që Edi Rama pro dyerve të shqyera të Soros, të shndërrohet në një Edi Rama që bashkëpunon në zbatimin e pesë pikave që synojnë ndalimin e trafikut të qenieve njerëzore. Pra Rama nuk ishte i barabartë mes të barabartëve, por individi nën presion që të pranojë kontrollin e rreptë për të ndaluar bashkëpunimin me trafikantët. Kushtet janë të forta dhe kokoshit të pulave dhe kryepulave po i ngjiret zëri edhe kur avulli i plehut ia zbut gurmazin. Në ëndërrën më të mirë Ramës tani i del Noriega, ndërkohë që historia ka parë edhe raste më të rënda për diktatorë të mbështetur nga politika perëndimore, jo si politikanë, por si informatorë për të mbajtur rajonin në kontroll. Këtë e tregoi edhe takimi në Granada ku Rama thjesht kërkoi të ndryshojë padronin për të fituar kohë që të legalizojë fitimet që ka patur nga trafiku nën mbulesën OJQ.